11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEuropa “pushtohet” nga zjarret

Europa “pushtohet” nga zjarret

Temperaturat e larta mbi 40 gradë Celcius po ushqejnë zjarret masive në gjithë Europën.

Situata më e vështirë duket në Portugali, ku flakët po shkrumbojnë zona të ndryshme të banuara.

Autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës në gjysmën e territorit. Janë evakuuar qindra banorë, ndërsa të paktën 120 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Avionët zjarrfikës po ndihmojnë 1300 trupa të emergjencave për të shuar flakët në të paktën 20 vatra në të gjithë vendin.

Problematike situata edhe në Spanjë, ku zjarret kanë shkrumbuar 3500 hektarë pyje e disa zona të banuara, por pa viktima apo të plagosur.

Mbi 1500 hektarë të djegur edhe në jugperëndim të Francës. Flakët janë përhapur edhe në zonat bregdetare jugperëndimore të Turqisë, ku takohen ujërat e Egjeut me Mesdheun.

SHQIPËRI

Zjarri i rënë në vendin e quajtur “Palikonjë”, Mali i Çikës në bashkinë e Himarës vijon të mbetet aktiv.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën të ditur se një operacion masiv është organizuar në terren për shuarjen e tij, ku janë angazhuar rreth 100 trupa të Forcave të Armatosura dhe 20 forca nga zjarrfikësit lokalë, Administrata e Zonave të Mbrojtura dhe punonjës të bashkisë Himarë.

Në mbrëmjen e së mërkurës situata ishte shqetësuese pasi zjarri është duke përparuar drejt fshatit Dhërmi dhe tymi ishte përhapur thuajse në të gjithë Palasën e Dhërmiun duke vështirësuar pushimet e turistëve të shumtë në këtë zonë.

LEXO EDHEÇfarë mbulon Sigurimi i Shtëpisë?

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat