14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEskavatori i ngarkuar mbi kamion dëmton mbikalimin në Shkodër/ Kush e paguan...

Eskavatori i ngarkuar mbi kamion dëmton mbikalimin në Shkodër/ Kush e paguan dëmin në të tilla raste?

Një aksident është regjistruar në Bahçallëk në Shkodër.

Një kamion me një eskavator të ngarkuar mbi të është përplasur me mbikalimin në Bahçallëk.

Si pasojë e aksidentit nuk ka persona të lënduar, por mbikalimi është dëmtuar dhe ka bllokuar rrugën për disa minuta.

Aktualisht është kryer devijimi i trafikut në hyrje të Shkodrës.

Kush e paguan dëmin në raste të tilla?

Një aksident, veç pasojave materiale apo fizike, ka edhe me kosto të larta financiare për përgjegjësin e aksidentit, gjë që e thellon edhe më shumë ngjarjen.

Ndaj vazhdimisht kemi apeluar tek qytetarët që të bëjnë kujdes me qarkullimin në rrugë, duke respektuar normat e qarkullimit, duke vendosur rripin e sigurimit por në të njëjtën kohë të marrin masa për t’i paraprirë çdo rreziku potencial, duke kryer sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta.

Sigurimi i detyrueshëm motorik, ose MTPL, na mbron duke ofruar garanci dhe pagesë financiare për çdo dëm që me mjetin tonë i shkaktojmë palëve të treta.

Kompanitë e Sigurimit nuk bëjnë gjë tjetër veçse ndihmojnë drejtuesin e automjetit shkaktar të dëmit të heqë këtë përgjegjësi nga vetja, duke i marrë përsipër mbulimin e dëmit të shkaktuar.

Në të kundërt, automatikisht shkaktari paguan nga xhepi çdo dëm që shkakton tek të tretët, që mund të jetë edhe qindra milionë lekë.

ÇFARË MBULON SIGURIMI I DETYRUESHËM I MJETIT MOTORIK, MTPL?

Sigurimi i detyrueshem i mjetit motorrik mbulon dëmet qe i shkaktohen palëve të treta gjatë përdorimit te mjetit motorrik me pasojë dëmtime të pronës, dëmtime trupore dhe përkeqësimin e shëndetit dhe humbjen e jetës. Sigurimi mbulon edhe dëmet ndaj personit dhe pronës qe mund tu shkaktohen këmbësorëve, çiklistëve dhe personave të tjetë që lëvizin në rruge, vete strukturave te rrugës dhe pasurive përreth si psh koshi i plehrave, shtyllat, dyqanet etj).

Është e rëndësishme te kuptoni se sigurimi i detyrueshëm motorik nuk mbulon dëmët e mallrave të cilat i ka marrë përsipër ti transportoje drejtuesi i mjetit shkaktar të aksidentit dhe që ndodhen në mjet në momentin e aksidentit.

LEXO EDHE: Më shumë dëme nga aksidentet rrugore/ Kompania e sigurimit që ka paguar më shumë gjatë 2022-shit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat