Pas disa ditësh me diell dhe temperatura të larta, i gjithë territori i Shqipërisë është përfshirë ditën fundit nga reshje shiu, herë herë me shtrëngata, breshër, erë dhe ulje temperaturash.
Një prej qyteteve më të prekura është Vlorë, ku së fundmi policia ka bërë apel për kujdes nga drejtuesit e mjeteve.
Qyteti bregdetar para pak minutash është përfshirë nga një reshje të dendura breshëri, që kanë zbardhur rrugët e qytetit.
Edhe era e fortë ka dhënë edhe efektet e saj. Pisha 100 vjeçare në “Sheshin e Flamurit” është rrëzuar por fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme materiale.
Sa të përgatitur jemi për të përballuar fenomene të tilla që nuk janë në dorën tonë? A i kemi të siguruara apartamentet, shtëpitë, bizneset tona? Po automjetet tona, a kanë siguracionin e duhur?
Sigurimi i Pronës
SIGAL UNIQA ofron këtë sigurim për pasuritë e paluajtshme (banesat, njësitë tregtare dhe industriale), pasurinë e luajtshme, e cila përfshin (Makineri, pajisje, inventar ekonomik, lëndë e parë, mallra).
Çfarë rreziqesh mbulohen?
Kompania e sigurimit ju dëmshpërblen për humbjen, dëmtimin ose shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar dhe aksidentale si pasojë e:
- Zjarrit,
- Tërmetit,
- Përmbytjes,
- Stuhisë,
- Rrufesë,
- Shpërthimit,
- Përplasjes ose rënies së një avioni, pjesëve ose ngarkesës së tij.
Çmimi? Duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit.
Cili siguracion mbron makinën time nga fatkeqësitë natyrore?
Automjetet janë shumë të rëndësishme për përditshmërinë tonë. Ndaj secili duhet ta ketë të siguruar atë. Por jo të gjitha siguracionet janë njësoj.
Nëse jeni duke kërkuar sigurimin e duhur për makinën tuaj, i cili t’ju mbroj financiarisht edhe nga dukuritë natyrore, zgjidhni Siguracionin KASKO.
Mbulimet:
- Dëmtime Aksidentale
Përplasja me një objekt fiks ose të lëvizshëm. Dalja nga rruga apo përmbysja e mjetit.
- Thyerja e xhamave
- Zjarr, Rrufe, Eksplozion
- Katastrofat Natyrore
- Vjedhja ose vjedhja e pjesshme
- Dëmtim në parkim nga mjet tjetër
- Dëmtimi nga akte keqdashëse
LEXO EDHE: Dëborë dhe ulje temperaturash/ KASKO dhe “AutoSOS”, mbrojtje maksimale për makinën tuaj gjatë dimrit
Mos bëni kompromis me ato që keni ndërtuar me shumë mund dhe djersë. Sigurojini ato dhe mbroni financat tuaja.