Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Ura e Tapizës-Fushë Krujë.
Aksidenti ka ndodhur në vedin e quajtur “Ura e Tapizës”, ku automjeti tip “Honda” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një kolonë betoni.
“News 24” raporton se për pasojë ka ndërruar jetë 43-vjeçari Emri Cani që po drejtonte mjetin. Viktima ka qenë i vetëm në makinë në momentin kur ka ndodhur aksidenti që i mori jetën.
Informacion paraprak i Policisë:
Më datë 15.10.2021, rreth orës 05:17, në aksin rrugor Ura e Tapizës-Fushë Krujë, një mjet me drejtues shtetasin E. C., 43 vjeç, banues në Kamëz, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Lexo edhe: Me Siguracionin KASKO nga SIGAL UNIQA, udhëtimi me makinë i sigurtë edhe në dimër