Në qytetin e bukur dhe historik të shqiptarëve është koha për spektaklin e basketbollit të femrave.
Katër skuadrat më të mira të Shqipërisë dhe Kosovës do të garojnë për trofeun mbarëkombëtar më 15 e 16 mars.
Final 4 i Ligës Unike të Femrave do të organizohet në qytetin e Vlorës me pjesëmarrjen e skuadrave nga Shqipëria Flamurtari dhe Partizani, kurse nga Kosova Bashkimi dhe Prishtina.
Klubi vlonjat është kampion i Shqipërisë dhe fitues i Superkupës Mbarëkombëtare, ndërsa Prishtina është kampione e parë e kësaj gare, kurse Bashkimi së fundi fitoi Kupën e Kosovës. Kjo bën që në Vlorë, për dy ditë rresht, të shikojmë spektakël.
Në gjysmëfinale do të përballen Flamurtari me Prishtinën, që u renditën në vendin 2 dhe 3, derisa Bashkimi që ishte i pari do të sfidohet nga Partizani, që u rendit i katërti.
Oraret e ndeshjeve:
15 Mars 2023
E mërkurë
16:00 Flamurtari – Prishtina
19:00 Bashkimi – Partizani
16 Mars
E enjte
16:00 Ndeshja për vendin e tretë
19:00 Ndeshja Finale
LEXO EDHE: “LIGA UNIKE, bashkim kombëtar në basketboll”, Ponari: Me Kosovën na ndajnë vetëm financat
Ky event vjen si qershia mbi tortë me rastin e100-vjetorit të Sport Klub Flamurtari.