Moti i keq ka pushtuar disa rajone të Italisë, por më e goditura prej tyre është Emiglia Romagna, ku autoritetet kanë dhënë “alarmin e kuq”.
Probleme ka pasur dhe me qarkullimin në disa linja hekurudhore, përfshirë atë Bolonja-Rimini.
Më shumë se 250 persona janë evakuar në Ravennate, 100 të tjerë në territorin e Faenzas për shkak të vërshimit të ujrave e dhjetëra në Biancanigo di Castel Bolognese.
Sigurimi i Pronës, një shërbim në dobi të financave të çdo familje
Sigurimi i pronës, ende nuk shihet si nevojë për financat e çdo familje shqiptare, duke reflektuar kështu kulturën e ulët të sigurimit të saj në vend.
Sa herë ndodhin përmbytje, zjarre, tërmete, pra fatkeqësi natyrore, vëmendja përqendrohet tek hartimi i menjëhershëm i projekt ligjit për sigurimin e detyrueshëm të pronës, por që deri më tani nuk është realizuar asgjë konkrete.
Ndërgjegjësimi për të paguar një sigurim prone (shtëpi,biznes etj) është ende në shkallë të ulët në vend ndërsa ekspertët e tregut të sigurimeve theksojnë se është jetike krijimi i një kulture sigurimi për pronën, në mënyrë që edhe qytetarët të kuptojnë se tarifa që do të paguajnë nuk është një taksë vjetore e detyrueshme por një shërbim në dobi të financave të çdo familje.
LEXO EDHE: Ponari: Duhen mekanizma rregullues nga shteti që e çojnë qytetarin drejt sigurimit nga fatkeqësitë
E dinit që Shqipëria është një nga tre vendet e Evropës më të rrezikuara nga përmbytjet?
Sipas revistës “Nature”, Shqipëria është një nga tre vendet e Evropës më të rrezikuara nga përmbytjet.
Vendi ynë renditet në vendin e 20-të në botë për nga përqindja e popullsisë në rrezik.
Rreziku për Shqipërinë është theksuar edhe në një raport të Bankës Botërore ku shkruhej se fatkeqësitë natyrore në vendin tonë, si stuhitë e forta dhe përmbytjet, po bëhen më të shpeshta, të paparashikueshme dhe të rënda për shkak të ndryshimeve klimatike.
“Ndryshimet klimatike pritet të rrisin rrezikun dhe intensitetin e përmbytjeve dhe reshjeve, duke çuar në rritjen e rrezikut të humbjeve të jetës, dëmtimit të pronave dhe infrastrukturës nga përmbytjet e drejtpërdrejta dhe/ose rrëshqitjet e dheut dhe erozioni i tokës”.
Gjithashtu bëhet me dije se më shumë se 4 mijë ngjarje fatkeqësish janë regjistruar në Shqipëri nga viti 1851 deri në 2013, ku shumica (33%) janë ngjarje meteorologjike, të ndjekura nga ngjarjet klimatologjike (22%), hidrologjike (21%) dhe rrëshqitjet e tokës (14%) Pjesa e mbetur, rreth 10%, ishin ngjarje gjeofizike, biologjike dhe teknologjike.