17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetE ardhmja është dixhitale! Erdhi momenti, sill idenë më të mirë dhe...

E ardhmja është dixhitale! Erdhi momenti, sill idenë më të mirë dhe fito 1500 euro

SIGAL UNIQA Group Austria zhvillon për herë të parë në Shqipëri një konkurs që synon të zgjojë dëshirën e të rinjve dhe të rejave për t’u njohur më shumë me botën e pafundme të biznesit të sigurimeve.

Filozofia e bazuar në novacionin e dixhitalizimit në fushën e sigurimeve rezulton mjaft interesante në një botë të udhëhequr nga pushteti i teknologjive të reja në zhvillim.

Për këtë kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon e ka një plan!

“InsurTech” është projekti më i fundit që ka si qëllim zbulimin e talenteve të reja në botën dixhitale dhe shfaqes së virtyteve të tyre në aksesimin e burimeve të ndryshme.

Qëllimi? Zgjidhje novative dixhitale për probleme unike në biznesin e sigurimeve.

Projekti më i mirë do të fitojë ÇMIMIN e Madh me vlerën prej 1,500 euro nga SIGAL UNIQA, ndërsa dy çmimet e tjera 1000 dhe 500 euro.

Nëse ka më shumë se 100 aplikime, data përfundimtare e pranimit do të jetë 15 Mars 2022.

Por për më shumë informacion rreth kushteve të konkursit mund të klikoni në linkun: https://sigal.com.al/insurtech/

Ky konkurs zhvillohet në kuadër të 23-vjetorit të themelimit të SIGAL dhe 15-vjetorit të futjes në Shqipëri të gjigandit austriak të sigurimeve UNIQA Insurance Group.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat