1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDrejtuesi më i mirë i kompanisë së sigurimeve në Shqipëri dhe Evropën...

Drejtuesi më i mirë i kompanisë së sigurimeve në Shqipëri dhe Evropën Juglindore/ “Finance Central Europe” vlerëson Avni Ponarin me dy çmime prestigjoze

“Finance Central Europe”, revista prestigjoze me seli në Mbretërinë e Bashkuar ka vlerësuar themeluesin dhe CEO-n e SIGAL UNIQA Group Austria, z.Avni Ponari me dy çmime prestigjoze.

Sipas revistës në fjalë, e cila vlerëson edhe SIGAL UNIQA-n me 6 çmime të rëndësishme,  z. Ponari vlerësohet si:

  • “Drejtuesi më i mirë i kompanisë së sigurimeve në Shqipëri për vitin 2021/22”
  • “Drejtuesi më i mirë i kompanisë së sigurimeve në Evropën Juglindore për vitin 2021/22”

Lexo edhe: “Kompania më e mirë e sigurimeve…”/ “Finance Central Europe” vlerëson SIGAL UNIQA-n me 6 çmime prestigjoze

Por kjo nuk është hera e parë që themeluesit të SIGAL i akordohen çmime dhe vlerësime, si brenda Shqipërisë ashtu edhe jashtë saj.

Kontributet e tij të jashtëzakonshme, të qëndrueshme dhe me vlera të mëdha zhvillimore dhe komunitare, kanë qenë ndër faktorët kryesorë për vlerësimet e shumta që z. Ponari ka marrë ndër vite.

 VLERËSIME DHE TITUJ TË AKORDUAR

Çertifikatë Mirënjohjeje” nga Senati Akademik i Universitetit Europian të Tiranës në kuadër të “Vitit të Solidaritetit” (2020);

CEO Revolucionar për vitin 2020 për kontributin e tij  të jashtëzakonshëm në botën e biznesit” nga Business Sight Magazine (2020);

20 CEO me Performancën më të Mirë në vitin 2020” nga Insight Success Media Tech (2020);

(2019) “The Order of the Rising Sun, Gold Rays with Neck Ribbon” nga Perandori Japonez për kontributet e tij të jashtëzakonshme për promovimin e shkëmbimeve dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore nërmjet Shqipërisë dhe Japonsië, dhe më herët ‘Çertifikatën e Mirënjohjes’ nga Qeveria Japoneze, në cilësinë e tij si ‘Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Tiranë’ (që prej vitit 2009);

Dekorata e Lartë e Nderit” nga Presidenti i Austrisë SH.T.Z Alexander Van der Bellen (Një nga Dekoratat më të larta e akorduar nga Republika e Austrisë për të nderuar njerëzit (nga Austria dhe jashtë) të cilët kanë kryer shërbime të merituara ndaj vendit. Të akorduarit zgjidhen nga Qeveria Austriake dhe kryhet nga Presidenti i Republikës);

Lider i Arrirë’ (pjesë e Profileve Ndërkombëtare të Liderve të Arrirë);

Njeriu i Vitit’ nga ‘Instituti Amerikan Biografik’;

Menaxher i Vitit’ nga ‘Komiteti i Sokratit të Oksfordit’, në Mbretërinë e Bashkuar;

Kush është Kush’ (nga Ndërkombëtarja ‘Who is Who’, një libër i mirënjohur referencash të njerëzve të shquar ndërkombtarisht, e cila botohet çdo vit që nga viti 1935-së);

Fellow’ i ‘Paul P. Harris’ (‘Klubi Ndërkombëtar i Rrotës’, një rrjet global prej 1.2 milion liderësh, fqinjësh, miqsh, dhe zgjidhësish problemesh, të cilët shikojnë një botë ku njerëzit bashkohen dhe veprojnë për ndryshimin);

Kavalier i Paqes’ nga ‘Qendra Ndërkombëtare për Paqen mes Njerëzve’

Menaxheri më i mirë’ nga ‘Financë në Evropën Qëndrore’.

Avni Ponari është edhe ‘Qytetar Nderi’ i qyteteve Bajram Curri, Durrës dhe Elbasan, si edhe “Personaliteti i Vitit” nga disa gazeta.

Po si arriti deri këtu themeluesi dhe CEO i SIGAL UNIQA?

Pas diplomimit në Marinë dhe më pas në Drejtësi, Avni  Ponari ka punuar dhe drejtuar në sektorë të rëndësishëm të ‘Flotës Tregtare Shqiptare’ dhe ‘Flotën Luftarake’ duke mbajtur detyra të rëndësishme në Ministrinë e Mbrojtjes prej nga është larguar në vitin 1993.

Më tej ai u përfshi në tregun e sigurimeve duke qenë sot edhe emri më i njohur në këtë sektor.

Në vitin 1999, i karakterizuar nga iniciativa e lirë, ai hodhi bazat e para të tregut privat të sigurimeve në Shqipëri, duke themeluar Shoqërinë më të madhe të Sigurimeve “SIGAL”, dhe më vonë duke u shtrirë në Kosovë (në vitin 2003) dhe në Maqedoninë e Veriut (në vitin 2004).

Në vitet që pasuan, rritja e qëndrueshme dhe suksesi i tij si një lider udhëhqës në tregun e sigurimeve në vend dhe më gjërë në rajonin e Ballkanit, do të çonin në një bashkëpunim të shkëlqyer me investitorin e parë të huaj në Shqipëri në industrinë e sigurimeve, ‘Fondin Amerikan’, si edhe në partneritetin me gjigandin austriak të Sigurimeve – UNIQA Insurance Group’, lider në në tregun e sigurimeve në Evropën Juglindore dhe Qëndrore dhe që prej 15 vjetësh zotëron më shumë se 85% të aksioneve të SIGAL UNIQA Group Austria sh.a.

I shquar për kontributin e tij në tregun e sigurimeve në vend dhe në rajonin e Ballkanit, Z. Ponari është Kontribues, Anëtar dhe Kryetar Bordi në disa nga organizmat më të rëndësishëm në tregun e sigurimeve, tregtisë dhe institucioneve financiare.

Së fundmi, z. Ponari është edhe President dhe Kryetar Bordi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni, nisma më e fundit që synon bashkëpunim më të zgjeruar mes dy vendeve.

Lexo edhe: Çelet në Tiranë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni

KONTRIBUTET PUBLIKE

Avni Ponari është një figurë publike e njohur gjërësisht për kontributin e tij të konsiderueshëm në fushat e zhvillimit ekonomiko-social të Shqipërisë dhe në rajonin e Ballkanit.

Në sport, në rolin e tij si President i ‘Federatës Shqiptare të Basketbollit’, që prej vitit 2007, Ponari ka mbështetur disa skuadra basketbolli si ajo e ‘SIGAL Prishtina’, ‘Valbona’, ‘Vllaznia’, dhe skuadrën e basketbollit për femra ‘Flamurtari’, por edhe zhanre të tjera sportive si: volejboll, alpinizm, tenis dhe aeronautikë. Ndërsa në futboll, kompania që ai drejton, SIGAL UNIQA, është sponsor zyrtare e Kombëtares Shqiptare të Futbollit.

Por nuk duhet harruar edhe LIGA UNIKE, kampionati i përbashkët i basketbollit Shqipëri-Kosovë, një iniciativë që tejkaloi edhe politikën sa i përket bashkimit të dy shteteve.

Lexo edhe: Liga Unike/ Ponari: Interesante që diçka e tillë të ndodhte edhe në futboll

Në kulturë, Z. Ponari dhe SIGAL UNIQA, kanë ofruar mbështetje ndaj projekteve dhe aktiviteteve të shumëllojshme, në bashkëpunim me institucione të rëndësishme kulturore në vend ndër të cilat mund të përmendim: ‘Festivalin Ndërkombëtar të Gjirokastrës’, ‘Festivalin Ndërkombëtar të Vokalit Operistik’, botimin e librave të ndryshëm, si edhe projektin më të madh për nga vlerat historike dhe kulturore siç ishte sjellja e armëve të Skënderbeut me rastin e 100-Vjetorit të Pavarësisë.

Ai ka qenë gjithashtu iniciator i hapjes së ‘Klubit të Artit dhe Kulturës’ me qëllim nxitjen dhe promovimin e artistëve të rinj, duke ofruar financimin e projekteve dhe aktiviteteve më të suksesshme.

Me idenë dhe investimin personal të tij tanimë miliona shqiptarë, brenda dhe jashtë kufijve, kanë mundësi të dëgjojnë libra në shqip, falë platformës së vetme online dhe pa pagesë në ‘Audiobooks.al’.

Lexo edhe: Top News: “Audiobooks.al”, merre librarinë kudo me vete

Ndër të tjera, Z. Ponari, ka meritën për zhvillimin e një projekti të veçantë, që është ‘Shqipëria Live’. Nga kjo platformë, mund të shikohen live/24 orë pjesa më e madhe e qyteteve të Shqipërisë në çdo cep të botës.

Në edukim dhe përgjegjësi sociale, Z.Ponari i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edukimit dhe arsimimit të gjeneratave të reja, duke ofruar mbështetje financiare ndaj institucioneve të tilla si, ‘Fondacioni Shkollor Austriak’ (duke ofruar bursa studimi për nxënësit); dhe Fondacioni ‘Junior Achievement’ (Programi ‘Drejtues për një ditë’). Ndër të tjera, me mbështetjen e Z. Ponari, SIGAL UNIQA ofron programe internship-i dhe punë kërkimore për të gjithë studentët që duan të prezantohen me tregun e punës.

Ai ka kontribuar gjithashtu në mbështetjen financiare të shumë projekteve sociale në dobi të fëmijëve, zonave rurale dhe iniciativave mjedisore, investimin në Shkollën e Fierzës, apo shkollave të tjera si në Vermosh, në Nivicë etj.

Avni Ponari është autor i dhjetra shkrimeve, reportazheve dhe opinioneve për problemet ekonomike e sociale në vend. Ai është kërkues e këmbëngulës për gjërat që nuk pajtohen me realitetin duke kërkuar ndryshimin përmes mendimeve dhe ideve të tij novatore.

Lexo edhe: “Java Europiane e StartUp-eve”, Avni Ponari rrëfen rrugëtimin e tij në botën e sipërmarrjes dhe themelimin e “SIGAL UNIQA”

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat