14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDelta dhe Omicron, “kërcënim i dyfishtë”/ OBSH: Së bashku po shkaktojnë një...

Delta dhe Omicron, “kërcënim i dyfishtë”/ OBSH: Së bashku po shkaktojnë një “tsunami” të rasteve

Qarkullimi në të njëjtën kohë i varianteve Delta dhe Omicron të koronavirusit, po krijojnë një “tsunami” të rasteve, sipas drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Ai tha se Delta dhe Omicron janë kthyer në kërcënime të dyfishta, duke nxitur rastet në nivele rekord dhe shtuar shtrimet në spitale dhe vdekjet.

Tedros përsëriti thirrjen për vendet që të ndajnë vaksinat në mënyrë më të barabartë dhe paralajmëroi se përqendrimi tek dozat nxitëse tek vendet e pasura, mund të lënë shtete e varfra në mungesë të injeksioneve. Ai tha se OBSH po bën fushatë për çdo vend që të arrijë një objektiv prej 70% të mbulimit me vaksinë deri në mes të vitit 2022, ç’ka do të ndihmojë në përfundimin e fazës akute të pandemisë.

Lexo edhe“Në çdo kohë, në çdo vend e për çdo moshë”/ TeleShëndet, përse më shërben dhe pse e sygjeroj këtë shërbim

Faza e akute mund të përfundojë në vitin e ardhshëm, por koronavirusi nuk do të zhduket, sipas kreut të emergjencave tek OBSH, Mike Ryan. Mbrëmja e Vitit të Ri do të shënojë përvjetorin e dytë kur Kina alarmoi OBSH për 27 raste të një pneumonie virale, me origjinë të panjohur, në qytetin e Wuhanit.  Mbi 281 milionë njerëz janë infektuar që prej atëherë nga koronavirusi dhe mbi 5 milionë kanë vdekur.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat