15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetCOVID-19 shkakton rënien më të madhe të jetëgjatësisë prej Luftës së Dytë...

COVID-19 shkakton rënien më të madhe të jetëgjatësisë prej Luftës së Dytë Botërore

Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar rënien më të madhe të jetëgjatësisë prej Luftës së Dytë Botërore, ka treguar një studim i publikuar në revistën shkencore, International Journal of Epidemiology.

Të dhënat e siguruara nga 29 shtete, duke përfshirë, Shtetet e Bashkuara, Evropën dhe Kilin, kanë treguar se përparimi në jetëgjatësi është kthyer mbrapsht, si pasojë e pandemisë.

Lexo edhe: A e mbulon polica ime e sigurimit Variantin Delta të Coranavirusit?

“Fakti që të dhënat tona tregojnë për një ndikim të madh, të lidhur me pandeminë, tregon sa shkatërruese dhe shokuese ka qenë pandemia në shumë shtete”, ka thënë mjekja, Ridhi Kashyap, bashkëudhëheqëse e studimit.

Në 22 nga 29 shtetet e analizuara, jetëgjatësia ka rënë për më shumë se gjashtë muaj, në krahasim me 2019.

Në shumicën e shteteve, burrat kanë dalë më keq sesa gratë.

Burrat në Shtetet e Bashkuara janë përballur me humbjen më të madhe të jetëgjatësisë – 2.2 vjet – në krahasim me 2019, të përcjellë nga burrat në Lituani me një ulje prej 1.7 vjet.

Në Shtetet e Bashkuara, rritja e mortalitetit është raportuar kryesisht te personat nën moshën 60-vjeçare, derisa në Evropë, viktimat kanë qenë kryesisht mbi moshën 60-vjeçare.

Studimi është kryer duke analizuar të dhënat e vitit 2020, gjatë së cilit, 1.8 milion persona kanë vdekur si pasojë e pandemisë në gjithë botën.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, nga marsi i vitit 2020, kur ka shpërthyer pandemia, e deri më tani, janë regjistruar rreth 4.7 milionë viktima me koronavirus në botë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat