Në Kosovë u konfirmuan të mërkurën 14 viktima nga koronavirusi dhe 2,541 raste të reja pozitive me Covid-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rastet e reja rezultuan pas testimit të 12,618 mostrave.
Ministria e Shëndetësisë po ashtu bëri të ditur se në 24 orët e fundit, 604 pacientë me koronavirus, janë shëruar.
Aktualisht, numri i rasteve aktive në Kosovë është 23,845.