Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ka nisur shitja e biletave për ndeshjet e radhës që Shqipëria do të luajë në muajin nëntor në “Air Albania” përballë Çekisë dhe Ukrainës të vlefshme për Nations League.
Kombëtarja do të luajë dy ndeshjet e fundit të Grupit B1 në UEFA Nations League në muajin nëntor, ndaj Çekisë më 16 nëntor, 20:45 dhe Ukrainës më 19 nëntor, 20:45.
Përveç interesit të lartë për këto dy takime, ajo që bie në sy është dhe çmimi i rritur i biletave për sportdashësit.
Mësoni çmimet KËTU
Pas dy ndeshjeve të para Shqipëria numëron 3 pikë teksa grupi kryhesohet nga Gjeorgjia me 6 pikë të plota.