11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBum fluturimesh pas pandemisë/ Shqipëria rritje me 75% krahasuar me 2019

Bum fluturimesh pas pandemisë/ Shqipëria rritje me 75% krahasuar me 2019

Shqipëria e para në Evropën Juglindore për rimëkëmbjen e fluturimeve.

Në del “Mabrian”, ofruesi kryesor i inteligjencës për udhëtimet, duke u bazuar te shifrat paspandemisë së COVID-19.

Konkretisht në të dhënat e publikuara në “Mabrian” thuhet se Shqipëria shënoi një rritje prej 75% të fluturimeve ndërkombëtare krahasuar me vitin 2019.

Ndikimi më i madh sipas kompanisë erdhi nga rritja prej 278% të fluturimeve me Gjermaninë.

Po ashtu, Greqia së bashku me Kroacinë dhe Qipron arritën të tejkalojnë nivelet, para se pandemia të niste.

LEXO EDHE: Udhëto i qetë jashtë Shqipërisë/ Të gjitha në një vend: Karton Jeshil + Teleshëndet + AutoSos

“Mabrian” ekzaminoi kapacitetin ajror bazuar në oraret e fluturimeve nga 1 janari deri më 28 shkurt 2023 krahasuar me të njëjtën periudhë 2019.

SHËNDET NË UDHËTIM, SIGAL UNIQA MË E BESUARA

Që pas liberalizimit të vizave në dhjetor 2010, mundësia e qytetarëve shqiptarë për të udhëtuar jashtë është rritur edhe më shumë.

Njerëzit udhëtojnë për turizëm, punë apo raste tjera të ndryshme, por ajo që është me rëndësi, është që këto udhëtime të jenë të sigurta, të rehatshme dhe komode.

Çdo ngjarje e papritur apo aksidentale mund të pasohet me dëme shëndetësore dhe financiare, pra kanë një kosto. Por këto humbje mund të mbulohen shumë lehtë me një policë të “Sigurimit të Shëndetit në Udhëtim”.

Me një çmim mesatar prej 4 eurosh, i vlefshëm për dy javë qëndrim në vendet europiane, ju mund të përfitoni mbulim të shpenzimeve në spitalet e shtetit pritës deri në 10 mijë euro.

Gjithashtu kjo policë mbulon edhe shpenzimet e riatdhesimit në rast sëmundje apo në rast të vdekjes.

SIGAL UNIQA Group Austria, lidere në treg

Sjellja korrekte e kompanisë, shërbimi profesional i stafit dhe të qëndurit gjithmonë pranë klientëve në rast nevoje kanë bërë që SIGAL UNIQA Group Austria të jetë kompania e sigurimeve lidere edhe në këtë klasë sigurimi.

Fakt ky që vërtetohet edhe nga raporti më i fundit i AMF mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri janar 2023.

Sipas raportit, SIGAL UNIQA kryeson tregun duke zënë mbi 77% të tij dhe me një diferencë shumë të madhe me kompanitë e tjera që operojnë në Shqipëri.

SIGURACIONI, TANI VETËM NJË KLIK LARG

SIGAL UNIQA Group Austria, me qëllim përafrimin me kompanitë simotra në botë dhe për t’ua lehtësuar jetën klientëve të saj, ka kontribuar dhe po kontribuon shumë edhe në teknologji dhe platforma të cilat u lejojnë atyre të kenë akses më të lehtë në sigurime.

Nëse doni të pajiseni me siguracionin “Shëndet në Udhëtim” tashmë nuk keni pse paraqiteni në një zyrë SIGAL UNIQA. Hapni tani nga celulari ose laptopi juaj www.sigal.com.al ku ju pret një gamë e madhe produktesh që mund të blihen ONLINE.

Nuk ka rëndësi ku ndodheni, në shtëpi, punë apo bar-kafe. Ju mund të blini në pak minuta çdo siguracion që ju nevojitet.

LEXO EDHE: Shijoni një udhëtim të rehatshëm dhe komod, vetëm me siguracionet e SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat