9.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBujqësia në vendnumëro/ Ekspertët: Viti që kaloi, nuk ishte një moment suksesi

Bujqësia në vendnumëro/ Ekspertët: Viti që kaloi, nuk ishte një moment suksesi

Rritja e eksporteve bujqësore në vitin 2022 arriti vlerën e 55 miliard lekëve, kjo gjë u prezantuar nga ministria e Bujqësisë, Frida Krica, si shifra rekord e ekporteve të frutave dhe perimeve.

“Eksportet është kali ynë i betejës, kemi një objektiv të arritur dhe të tejkaluar në vitin 2022. Ata që thonë ndryshe nuk e dinë ç’flasin. Konkretisht kemi një rritje 18.1% në vlerë krahasuar me vitin 2021”, tha Krifca.

Por fjala e Krifcës bie ndesh me të dhënat zyrtare që ka publikuar Banka e Shqipërisë. Guvernatori Gent Sejko, tha se të gjithë sektorët kanë pësuar rritje ekonomike, përveç bujqësisë e cila kësaj here ka sjellë më pak të ardhura në arkën e shtetit.

“Në këndvështrim sektorial, rritja ekonomike u mbështet nga zgjerimi i aktivitetit në sektorët e ndërtimeve dhe të shërbimeve, ndërkohë që aktiviteti industrial u tkurr dhe prodhimi bujqësor ishte pothuajse i pandryshuar”, tha Sejko.

Krifca eksportin e fruta perimeve e quan si kalin e fitores të bujqësisë, duke anashkaluar raportin midis importeve dhe eksporteve.

“Kur flasim për eksportet atë që thotë ministria e Bujqësisë, analiza në këtë rast bëhet krejtësisht e njëanshme. Që do të thotë nuk analizohen importet e prodhimeve bujqësore dhe ushqimore. Për vitin 2022 Shqipëria ka importuar 1.5 miliard dollarë, në një kohë kur eksportet janë 500 milion dollarë. Do të thotë që balanca tregtare, dificiti buxhetor-tregtar në sektorin e bujqësisë, diferenca import-exporte shkon gati 1 miliard dollarë më shumë importojmë se sa ekportojmë”, tha Ndoc Fasllia, ekspert i bujqësisë.

Viti 2022 nuk ishte një vit suksesi për fermerët e qershive, të vajit të ullirit, apo edhe të trangullit.

“Çdo vit 20-25% e prodhimit bujqësor vendas nuk del në treg, kjo është vlerë e munguar në treg dhe e ardhur e munguar nga shitja e prodhimit bujqësor. E para ndodh nga konkurenca nga produktet që vijnë nga vendet e rajonit që prodhojnë me kosto shumë më të ulët se ne. Dhe e dyta ne kemi një treg tërësisht të deformiar pa rregulla loje dhe me monopole”, tha Fasllia.

Tregu i padrejtë po i detyron fermerët të braktisin të mbjellat. Dhe kjo nuk është një histori suksesi.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat