Shërbimi Meteorologjik Ushtarak informon se kjo javë ‘do të jetë befasuese’ në aspektin meteorologjik pasi në Mesdhe do të shihet tendenca e ardhjes së rrymave më të ftohta nga veriu i Europës.
Sipas njoftimit moti në vend përgjithësisht parashikohet me reshje shiu të cilat do të jenë të herëpashershme dhe në intervale të caktuara kohore gjatë ditës së hënë e të enjte do të marrin karakter rrebeshesh.
SHMU informon se gjatë ditës së enjtes parashikohen reshje dëbore në veri e verilindje të vendit që përkojnë më dëborën e parë të këtij sezoni dhe ndikuar nga temperaturat në rënie dëbora do të prekë përveç majave të maleve dhe lartësi deri në 900 m në këto zona.
Sipas informacionit tipar tjetër i rëndësishëm gjatë javës do të jetë dhe era e vrullshme me drejtim juglindje –verilindje dhe në brigjet detare, ajo do të jetë e fortë kryesisht ditën e enjte duke sjellë dhe shtim të dallgëzimit deri 5 ballë.
Temperaturat do të pësojnë rënien kryesisht në mëngjes e në mbrëmje.