11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Automjetet manuale bien nga froni”/ Evropa po heq dorë nga ndërruesi manual...

“Automjetet manuale bien nga froni”/ Evropa po heq dorë nga ndërruesi manual i shpejtësisë

Dhjetë vite më parë ndërruesit manual të shpejtësisë ishin një standard absolut edhe në shumicën e veturave të shtrenjta në Bashkim Evropian.

Megjithatë, sot për shkak të ndryshimeve të prioriteteve të blerësve, ata po humbin rëndësinë në krahasim me ndërruesit automatik.

Kjo edhe për shkak se në treg kanë filluar të shtohen ndjeshëm makinat elektrike, të cilat nuk janë menduar të kenë një ndërrues shpejtësie manual.

Një tjetër arsye që ka ndikuar në kërkesat për më shumë makina me kambio manual është edhe trafiku  i rënduar.

Në vitin 2010, në Europë automjetet e reja me ndërruesit automatik përbënin vetëm 10% të tregut total, ndërkohë që në gjysmën e parë të këtij viti, kambiot automatike përbënin pothuajse 70% të shitjeve.

Ky ndryshim ka ndodhur kryesisht nga 2019 deri më 2020, kur ndërruesit automatik u rritën gati me 40%.

Në Kinë ndërruesit manual përbëjnë vetëm 4% të tregut, në Japoni vetëm 2%, kurse në Amerikën e Veriut (SHBA dhe Kanada) 1%.

LEXO EDHE: Modeli i ri ‘Proace’ në dy versione dhe me 10 Vjet Garanci/ Oferta speciale e “Toyota Albania” që nuk duhet humbur

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat