Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të provincës Yozgat në Turqi, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, kur një autobus pasagjerësh ra nga 30 metra lartësi.
Sipas mediave turke, drejtuesi i autobusit të pasagjerëve që udhëtonte nga Sebastia për në Stamboll ka humbur kontrollin e mjetit.
11 pasagjerë vdiqën në vend. Një tjetër viktimë ka ndërruar jetë pas plagëve të marra pasi është dërguar në spital.
19 pasagjerë të tjerë kanë pësuar lëndime, ndërsa njëri prej tyre mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Në autobus ndodheshin gjithsej 31 pasagjerë.
Shërbimet e urgjencës, përfshirë ekipet e shëndetësisë, policisë, xhandarmërisë dhe AFAD, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Guvernatori i Yozgatit, Mehmet Ali Ozkan, tha se “besojmë se ka qenë një aksident i shkaktuar nga pakujdesia”. Ndërsa Ministri i Drejtësisë bëri të ditur se për aksidentin ka nisur një hetim gjyqësor.