Korriku do të shënojë temperatura ekstreme të motit. Tashmë Anticikloni afrikan është në fuqinë e tij maksimale, ndërsa fluksi më intensiv i ajrit të nxehtë drejtohet drejt Sardenjës dhe Mesdheut Perëndimor, por do të shtrihet drejt lindjes duke prekur më drejtpërdrejt Italinë Jugore por edhe Shqipërinë e Ballkanin.
Pikërisht në rajonet jugore, vapa do të rritet ndjeshëm me temperatura maksimale të cilat nga e enjtja e në vazhdim do të kapin vlerën 40°C, ndërsa disa zona veriore dhe një pjesë e zonës qendrore të Italisë, do të lehtësohen nga vapa ekstreme.
Tashmë sinoptikanët kanë paraqitur dhe zonat ku do të lëvizë masa e nxehtë ajrori duke renditur zonat me të kuqe dhe ku do të jetë me temperature disi më të ulëta në portokalli dhe më tej në rozë
Sa i përket Italisë, temperaturat më të larta do të prekin Sardenjan, Puglian dhe rajonet e tjera jugore.
Nga ana tjetër mjekët këshillojnë që në këto ditë të të nxehtit ekstrem të shmanget dalja në orët e mesditës dhe të përdoren sa më shumë lëngje.
Madje për fëmijët e të moshuarit nga ora 10 e paradites e deri në 18 të mbrëmjes të qëndrojnë në ambiente të freskëta