Ndërron jetë në spital, shoferi 40-vjeçar Demirel Bame i cili mbeti i plagosur pasditen e djeshme në aksidentin e ndodhur në aksin “Pallati me Shigjeta – TEG” në Tiranë.
Kujtojmë se që në momentin e parë, 40-vjeçari Demirel Bame ishte në gjendje të rëndë, siç tregohet edhe në këto pamje që përcollën mediat, ai shihej pa ndjenja në timon, ndërsa ekipet e emergjencës i vinin në ndihmë.
LEXO EDHE: VIDEO/ Aksident i frikshëm në Tiranë, i plagosuri pa ndjenja mbi timon
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:25 të ditës së djeshme dhe në aksident u përfshinë 3 automjete.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju informojmë se shtetasi D. B., si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital“, thotë Policia e Tiranës në një njoftim të dytë për ngjarje.
LEXO EDHE: Aksidentet rrugore “shuajnë” 72 jetë në 5 muaj