Një aksident automobilistik ka ndodhur mesnatën e sotme në aksin nacional Çermë-Divjakë.
Dy persona babë e bir të cilët udhëtonin me motoçikletë kanë humbur kontrollin duke u përplasur fillimisht në asfalt e më pas kanë dalë nga rruga.
Si pasojë e këtij aksidenti janë dëmtuar rëndë Leonard Vrapi 44 vjeç dhe djali i tij Alesio Vrapi, raporton Klan News.
Ata janë dërguar në spitalin e Lushnjes ku nga informacionet e marra nga mjekët, gjendja e tyre paraqitet shumë e rënduar dhe në rrezik për jetën.
Në momentin e aksidentit asnjë nga të dy personat nuk kishte kaskë mbrojtëse.