Qarqet e Tiranës dhe Lezhës mbajnë numrin më të lartë të aksidenteve rrugore të ndodhura gjatë një viti. Ndërsa ai i Vlorës dhe i Dibrës kanë numrin më të ulët të aksidenteve.
Referuar të dhënave të Institutit të Statistikave (INSTAT) në raportin, “transporti në shifra për vitin 2021”, në Shqipëri janë regjistruar 1.376 aksidente rrugore, nga 1234 të ndodhura një vit më parë.
Në 85% të rasteve shkak i aksidente rrugore vijojnë të jenë drejtuesit e automjeteve.
Sipas Instat, individët me mbi 9 vite leje drejtimi kanë shkaktuar 38,2 % të aksidenteve, pasuar nga kategoria me deri 3 vjet leje drejtimi që zë 19,5 % të tyre.
LEXO EDHE: 122 viktima në 9 muaj nga aksidentet rrugore/ Shqipëria dyfish më shumë vdekje se BE
Edhe pse qarkullimi i automjeteve është më i kufizuar gjatë orëve të natës, numri më i lartë i aksidenteve ka ndodhur gjatë intervalit kohor 19:00 deri në 24:00.
Në Shqipëri, sipas INSTAT gjatë vitit 2021 kanë qarkulluar 741 mijë mjete rrugore.
LEXO EDHE: Sigurimi i Përgjegjësisë për palët e treta/ Çfarë duhet të dimë si drejtues automjetesh…