Dy persona mbetën të plagosur, si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Shkodër-Mjedë.
Drejtuesi i mjetit, 20-vjeçari me iniciale A.L. humbi kontrollin e automjetit dhe për pasojë, u lënduan dy pasagjeret, që udhëtonin me të në makinë.
Ato u dërguan në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë për ngjarjen:
“Rreth orës 11:35, në aksin rrugor “Shkodër-Mjedë”, shtetasi A. L., 20 vjeç, banues në Shkodër, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 pasagjere në këtë automjet, të cilat janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”.
LEXO EDHE: Këmbanë alarmi/ 162 aksidente rrugore dhe 229 persona të aksidentuar vetëm në janar