Një aksident ka ndodhur në fshatin Gramsh të Lushnjes. Dy makina janë përfshirë në aksident në afërsi të fshatit Gramsh.
Mjeti tip Volkswagen Caddy në të cilin udhëtonin një çift bashkëshortësh dhe fëmija i tyre, ka goditur nga pas mjetin tip BMW.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar 4 persona tre në makinën Caddy dhe një në BMV. Të lënduarve po u jepet ndihma mjekësore në spitalin të Lushnjes dhe sipas mjekëve gjendja është e stabilizuar pa rrezik për jetën.
Nga informacionet e marra nga grupi hetimor për shkaqet e aksidentit dyshohet që drejtuesi i mjetit që ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara gjë e cila ka sjellë aksidentit. Drejtuesi i mjetit në spital do i nënshtrohet dhe testit të alkoolit pasi dyshohet se ka qenë në drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit.
Lexo edhe: VIDEO/ Digjet makina në Durrës, ja pse ju duhet “Kasko”