Një aksident me vdekje është regjistruar paraditen e kësaj të diele në zonën e Velipojës.
Policia njofton se viktimë ka mbetur një i moshuar, i cili ishte duke lëvizur me biçiklete, në momentin kur është përplasur nga një automjet.
“Rreth orës 10:15, në Velipojë, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin M. B. ka aksidentuar shtetasin K. U., rreth 77 vjeç, (i cili po lëvizte me biçikletë), i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. B., është shoqëruar në Komisariat, nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.
LEXO EDHE: Shifra të frikshme për shkurtin/ 108 aksidente rrugore, 149 të vrarë dhe të plagosur