Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ndodhi mbrëmjen e shkuar në Lushnje.
Policia njofton se rreth orës 19:30, në aksin rrugor Lushnjë–Rrogozhinë, një 55 vjeçar duke drejtuar kamionin, ka aksidentuar një këmbësor rreth 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.