Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur sot në Qafën e Muzinës në Sarandë. Një makinë tip “Hyundai” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë shoferja e mjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Sipas Abc, viktima është Etleva Bejko, 50 vjeç.
“Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur Qafa e Muzinës, Sarandë, shtetasja E. B., 50 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit shtetasja E. B, ka ndërruar jetë, në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”,– thuhet në njoftimin e policisë.
LEXO EDHE: Aksident tragjik në Koplik/ Dyshohet se humbi kontrollin e makinës, ndërron jetë shoferi