Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 23-vjeçari, ka ndodhur në Durrës rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, 10 nëntor në aksin Plepa-Romanat.
Një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin E. K., 23 vjeç, ka humbur kontrollin është përplasur me një plep.
Lexo edhe: Qershia mbi tortë/ Oferta e SIGAL UNIQA: Përfito dyfish nga Sigurimi i Makinës
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë 23-vjeçari G.H dhe është në gjende të rëndë drejtuesi i “Benzit”, 23-vjeçari E.K.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Lexo edhe: Siguracioni i Makinës, ja kompania e sigurimit më e besueshme dhe që paguan më shumë