-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAgjenti në sigurime, nyja lidhëse mes klientit dhe kompanisë së sigurimit. Çfarë...

Agjenti në sigurime, nyja lidhëse mes klientit dhe kompanisë së sigurimit. Çfarë duhet të dimë

Tregu i sigurimeve është një treg i standardizuar, në dy degëzime të mëdha.

I pari, ai kryesori, është tregu i sigurimeve të Jo-Jetës dhe i dyti ai i Jetës. Sigurimi i Shëndetit, për shembull, është një produkt që gjen hapësira si tek të dyja degëzimet e tregut.

Por një rol të rëndësishëm në këtë industri ka edhe agjenti në sigurime.

Agjenti i sigurimeve merret me shitjen dhe administrimin e një game të gjerë të produkteve të sigurimit, bazuar në kërkesat e klientit dhe në përputhje me kushtet kontraktuale të përcaktuara nga kompania e sigurimeve, për të cilën ai punon.

Por le të ndalemi më në detaje.

Çfarë roli ka ai dhe për çfarë mund ta “shfrytëzojnë” klientët?

Një agjent në sigurime është një profesionist i kontraktuar nga një kompani sigurimi, i cili për llogari saj, ka për detyrë të shesë te individë, biznese, kompani etj. produktet e ndryshme të sigurimit dhe kombinimet e tyre tek të interesuarit.

Si vepron agjenti për të përmbushur kërkesat e klientëve të tij potencialë?

  1. Agjenti fillimisht duhet të marrë disa informacione nga klienti: mosha, statusi civil, të ardhurat, profesioni, aktivitetet që kryeni etj..
  2. Merr informacione rreth situatës suaj financiare:
    Për shembull, agjenti kërkon të dijë zërat më të lartë të shpenzimeve tuaja, siç mund të jenë kreditë apo huatë, kërkon informacione nëse keni kursime, fonde të ndryshme investimi apo asete të ndryshme financiare.
  3. Bën një përmbledhje të personalizuar të produkteve që mund t’ju përshtaten:
    Agjenti bën një përmbledhje të të dhënave dhe informacioneve të mbledhura, së bashku me sugjerimet mbi produktet e sigurimit, që mund të jenë më të përshtatshme për ju. Kjo përmbledhje i shërben për të kuptuar për cilin produkt keni nevojë më shumë dhe ju ndihmon në marrjen e një vendimi.
  4. Ndjek sigurimin tuaj në vazhdimësi:
    Pasi keni përzgjedhur sigurimin tuaj dhe jeni marrë nën sigurim, agjenti gjatë gjithë periudhës së sigurimit, ruan kontaktet me ju.

Çfarë karakteristikash duhet të përmbushë një agjent në sigurime që të jetë i aftë të ofrojë më të mirën për klientin?

  1. Agjenti e kupton situatën tuaj dhe statusin financiar në të cilin gjendeni.
    Ai e kupton saktë atë çka ju kërkoni dhe pse kërkoni të siguroheni. Vetëm kështu ai është i aftë t’ju japë opsionin më të mirë të mundshëm.
  2. Agjenti kupton se çfarë nuk ju duhet.
    Nuk ka asnjë përpjekje nga agjenti për t’ju shitur diçka që nuk ju duhet ose që nuk është konform me kërkesat tuaja. Kjo është shenjë e një agjenti që nuk përpiqet të përfitojë nga ju.
  3. Agjenti u përgjigjet pyetjeve tuaja
    Sigurimet janë mjaftueshëm të komplikuara, mbi të gjitha në një vend si Shqipëria ku njihen shumë pak dhe një agjent që u bën bisht pyetjeve sqaruese apo informuese vetëm sa e komplikon punën. Mos e zgjidhni një agjent të tillë, që nuk ju jep shpjegimet e nevojshme për çdo pyetje që bëni.
  4. Agjenti përgatit ofertë me informacione të detajuara dhe ju jep kohë për të vendosur.
    Nëse ai përpiqet t’ju nxisë të vendosni menjeherë dhe pa shqyrtuar paqartësitë tuaja, mos hezitoni ta refuzoni.
  5. Agjenti është i pajisur me një licencë për shitjen e sigurimit për të cilin ju interesoheni. Ky informacion duhet të bëhet i ditur nga ai.
  6. Agjenti është i kualifikuar.
    Kualifikimi i agjentit duhet të jetë parësor për ju, në stadin e përzgjedhjes së një agjenti krahasuar me një tjetër.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat