Dëmet e katastrofës së përmbytjes në Gjermani një vit më parë nuk janë eliminuar ende. Por njerëzit në zonat e shkatërruara duan të vazhdojnë jetën, megjithëse trauma ende nuk ka kaluar.
“Jo, jo, kurrë nuk kisha menduar se do kishim një katastrofë të tillë. Mund të merrnim me mend se uji mund të depërtonte nëpër rrugë dhe që bodrumet të mbusheshin plot. Po kjo? Këtë më duket nuk e kishte përfytyruar njeri“, thotë Jessica Bälz.
Jessica Bälz është librashitëse. Para katastrofës ajo kishte dy librari. Kur në natën e 14 drejt 15 korrikut u rrit pandalshëm niveli i ujit të lumit Ahr, bashkë me bashkëshortin ajo filloi të vendosë thasë me rërë para librarisë. Por erdhi një moment që uji erdhi nga të gjitha anët, çifti e kuptoi, se asgjë nuk mund të shpëtohej më.
“Të dyja libraritë u mbushën me ujë deri në tavan. Dëm i plotë”, rrëfen ajo.
LEXO EDHE: 10 fatkeqësitë më të mëdha klimatike gjatë vitit 2021, kushtuan 170 miliardë dollarë
Katastrofa e përmbytjes në korrik 2021 e ndryshoi jetën e librashitëses brenda një dite. Dhe jo vetëm jetën e saj. Rreshje të forta i shndërruan përrenjtë e lumenjtë e vegjël në landet Renani Veriore-Vestfali dhe Renani-Pfalc në lumenj të rrëmbyeshëm.
Në masat vërshuese të ujit humbën jetën 183 vetë, 17.000 vetë humbën strehën dhe gjithçka kishin. Të paktën 60.000 shtëpi u shkatërruan, 28. 000 sipërmarrje u dëmtuan rëndë. Dëmi i llogaritur 33 miliardë euro.
Ndryshimet klimatike paralajmërojnë fatkeqësi të tjera
Falë ndryshimeve klimatike, studiuesit parashikojnë që humbjet nga përmbytjet, breshëri apo stuhitë e forta të shtohen në vende si Gjermania gjatë viteve të ardhshme.
Gjigandi i sigurimeve “Swiss Re” vlerësoi në fillim të këtij muaji se fatkeqësitë natyrore kishin shkaktuar në rang global 105 miliardë dollarë dëme me uraganin “Ida” në SHBA që kushtoi 30-32 miliardë dollarë.
Gjithashtu organizata e bamirësisë në Mbretërinë e Bashkuar “Christian Aid” vlerësoi se 10 fatkeqësitë më të shtrenjta të motit shkaktuan më shumë se 170 miliardë dollarë dëme në 2021, 20 miliardë dollarë më shumë se një vit më parë.
Ngjarjet më të shtrenjta përfshinin uraganin Ida, përmbytjet në Gjermani dhe Belgjikë (të cilat vlerësohen në 43 miliardë dollarë humbje), stuhitë e dimrit në Teksas, përmbytjet në provincën Henan të Kinës, përmbytjet në Kanada, ngricat e vonë të pranverës në Francë dhe një ciklon në Indi dhe Bangladeshi.
“Kostot e ndryshimeve klimatike kanë qenë të rënda këtë vit”, tha Kat Kramer, drejtuese e politikave klimatike në Christian Aid.
Përmbytjet e Korrikut shkaktuan një debat public në Gjermani lidhur me sigurimin e detyrueshëm për rreziqet natyrore si dhe kufizimet për ndërtimin në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, përcjell Sigurime.Online.
Indeksi Botëror: Shqipëria, më e rrezikuara në Europë
Shqipëria është vendi më i rrezikuar në Europë nga katastrofat natyrore. Zhvillimet e dekadave të fundit, e sidomos ndryshimet klimatike kanë prekur drejtpërdrejt vendin tonë, duke e futur në rrethin e kuq të riskut.
Indeksi Botëror i Rrezikut i vendos vendit tonë koeficientin e riskut 8.46, ndërsa mesatarja për gjithë Europën arrin në 5.2. Edhe sipas një studimi të Bankës Botërore, gjatë periudhës 1995–2015, një mesatare prej 30,000 njerëz u prekën çdo vit nga katastrofat natyrore në vendin tonë.
Po sipas këtij studimi, më shumë se 95 përqind e bashkive u prekën nga të paktën një katastrofë.
“Kostoja ekonomike e katastrofave mund të rritet më tej si rezultat i rritjes së ekonomisë. Ndryshimi i klimës mund të shtoje më tej frekuencën e fatkeqësive të lidhura me motin, të tilla si përmbytjet dhe stuhitë”, deklaron Banka Botërore.
Shqipëria është përfshirë prej fundit të korrikut nga një valë zjarresh në gjithë territorin, ndërsa po rikuperon pasojat e rënda të tërmetit të nëntorit 2019 me magnitudë 6.4 ballë, që shkaktoi 51 viktima dhe preku direkt apo indirekt 200 mijë persona.
Sigurimi nga përmbytjet
Shpesh, mbulimi që ju do të konsideroni për të blerë do të varet më së shumti nga vendi ku ju jetoni. Disa zona të caktuara gjeografike paraqesin një rrezik më të lartë sesa për disa të tjera si stuhitë, tornadot, tufani, lëndët e djegshme ose përmbytjet.
Nëse ju jetoni në një zonë që është vulnerable dhe e ekspozuar ndaj përmbytjeve, do t’ju duhet që të siguroheni nga përmbytjet. Megjithëse mund të tingëllojnë si të njohura, mos ngatërroni policën e sigurimit nga katastrofat me një policë sigurimi katastrofik. Kjo e fundit është një lloj sigurimi shëndetësor, shpesh të referuar si plani i shëndetit në rast katastrofash, i dizenjuar për të ndihmuar në pagesën e urgjencave mjekësore madhore, të aksidenteve ose të sëmundjeve.Sigurimi nga katastrofat përkundrejt sigurimit nga rreziqet
Sigurimi nga katastrofta shpesh mbivendoset me atë së cilës i referohemi si sigurimi nga rreziqet. Megjithatë, sigurimi nga rreziqet zakonisht reflekton proverbën ngjarjet që janë “vepër e Zotit”: shpërthimet vullkanike, rrufetë, tornadot, tërmetet, përmbytjet etj.
Sigurimi nga rreziqet mund t’i referohet gjithashtu një seksioni të një police të përgjitshme sigurimi që i mbulon këto gjëra. Në të kundërt, sigurimi nga katastrofat i referohet më shumë një mbulimi shumë më të madh, duke aplikuar edhe fatqeqësitë e shkaktuara nga njeriu (p.sh., si zjarri) si edhe ato natyrore.
Ky sigurim ka tendencë që t’i referohet gjithashtu edhe një police të veçantë e cila është e ndarë nga sigurimi i zakonshëm i shtëpisë.
Çfarë ofron SIGAL UNIQA Group AUSTRIA?
Zgjidh paketën e sigurimit që të përshtatet më shumë dhe sigurohu nga zjarri, tërmetet, përmbytjet:
Sigurimi i shtëpisë
https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-shtepise/
Sigurimi i biznesit
Sigurimi i pronës private dhe ndërprerja e biznesit
Mos harroni! SIGAL UNIQA Group Austria ju mundëson që Sigurimet e Pasurisë, qoftë shtëpi apo biznes, ti blini edhe ONLINE, pa qenë nevoja të paraqiteni në një prej zyrave të kompanisë.
Ju mjafton një celular ose laptop, internet dhe në pak minuta siguracioni që ju nevojitet vjen tek ju.
LEXO EDHE: Çfarë mbulon Sigurimi i Shtëpisë?
Për çdo pyetje shkruani në WhatsApp në numrin +355 68 60 62829
Ose dërgoni e-mail në [email protected]