9.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNdërtimi nuk njeh krizë, rriten me mbi 58% lejet. Ndërtues, si të...

Ndërtimi nuk njeh krizë, rriten me mbi 58% lejet. Ndërtues, si të mbroni investimin tuaj!

Gjatë 3 muajve të parë të vitit 2022, lejet e ndërtimit kanë pasur një rritje prej 58,2% krahasuar me një vit më parë.

Në total janë dhënë 397 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 251 që u miratuan në 2021.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit është 1.031.088 m 2, nga 599.446 m 2 miratuar në tremujorin e parë 2021, duke shënuar një rritje prej 72,0 %.

Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit është 39 miliardë lekë, nga 26,6 miliardë lekë miratuar në tremujorin e parë 2021, duke shënuar një rritje prej 46,7 %.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se Bashkia Tiranë ka miratuar 112 leje, e ndjekur nga Durrësi me 84 leje.

Bashkitë me më pak leje janë Bashkia Kukës (4) dhe Dibër (5).

Por ndërtimet e reja që po kryhen janë të rrezikuara në mënyrë kostante kundrejt eventeve të papritura dhe të paparashikuara, duke filluar që nga kushtet e motit dhe të papriturat e shtresave të nëntokës, mbi të cilën ju ngrini themelet e veprave tuaja dhe deri tek pakujdesitë e kapitalit human, në zbatimin me përpikmëri dhe rigorozitet të specifikave të projektit, rregullave të sigurimit në ndërtim, montim etj.

Për të ndarë këtë risk ju nevojitet një partner të cilin mund ta gjeni vetëm tek SIGAL UNIQA Group Austria, e cila është e gatshme të jetë e vëmendshme kundrejt detajeve dhe eventeve të paparashikuara, në mënyrë që ju të ecni përpara për plotësimin dhe arritjen në kohë të realizimit të projekteve tuaja.

ÇFARË OFRON SIGAL UNIQA Group Austria

Sigurimi i të gjitha rreziqeve në ndërtim (Constructors’ All Risk)

Ky produkt është për të gjithë ndërtuesit e pallateve, fabrikave, uzinave, aeroporteve, urave, autostradave. Polica e sigurimit ofron mbulimin në sigurim nga të gjitha rreziqet për fazën e ndërtimit të objekteve dhe gjithashtu edhe për një afat garancie pas përfundimit të punimeve.

Mbulimi përfshin si dëmet e pësuara nga i siguruari (kontraktuesi apo nënkontraktuesi i punimeve), ashtu edhe dëmet që i siguruari mund t’i shkaktojë të tretëve.

Sa kushton ky sigurim?

Primet për këtë sigurim variojnë nga 0,05% deri në 0,6% e shumës së siguruar, në varësi të llojit të objektit, natyra e objektit dhe kushtet e ndërtimit, vlera e punimeve të kontraktuara dhe makinerive të punës, limiti i përgjegjësisë si dhe nga kohëzgjatja e ndërtimit dhe afatit të garancisë.

Sigurimi i të Gjitha Rreziqeve Në Montim (Erection All Risk)

Nëpërmjet kësaj police sigurimi SIGAL UNIQA merr përsipër të paguajë për dëmtimet e punimeve në të gjitha fazat e montimit të makinerive dhe pajisjeve në objektet industriale.

Gjithashtu, ne paguajmë edhe për dëmtimet ndaj palëve të treta, si për ato trupore ashtu dhe për ato pasurore, gjithashtu dhe shpenzimet për pastrimin e mbeturinave që shkaktohen nga ndodhja e një rasti sigurimi.

Sa kushton ky sigurim?

Primet për këtë sigurim variojnë nga 0,1% e shumës së siguruar deri në 0,5% e shumës së siguruar, në varësi montimeve që do të kryhen.

Sigurimi i Makinerive

Kjo është polica përmes së cilës sigurohen makineritë në njësitë industriale. Ne marrim përsipër të riparojmë ose zëvendësojmë humbjet ose dëmtimet fizike që mund të pësojnë makineritë në mënyrë të papritur dhe aksidentale gjatë procesit të punës.

Sa kushton ky sigurim?

Primet për këtë sigurim variojnë nga 0,2% deri në 0,5% e shumës së siguruar, në varësi montimeve që do të kryhen.

Sigurimi i Përgjegjësisë Publike

Ky sigurim mbulon përgjegjësinë ligjore të të siguruarit në lidhje me dëmet që u shkaktohen palëve të treta nga ngjarja e sigurimit e ndodhur gjatë periudhës së sigurimit të përcaktuar në formularin e policës dhe që përfshin:

Dëmtimet trupore: vdekja, plagosja, humbja e aftësisë për punë, të një ose disa personave;

Dëmet pasurore: dëmi fizik ose shkatërrimi i pasurisë së prekshme që nuk është në pronësi ose posedim të të siguruarit.

Sa kushton?

Tarifat për këtë lloj sigurimi janë në varësi të veprimtarisë, procesit të punës, qarkullimit, kufijve të dëmshpërblimit por mesatarisht aplikohet një tarifë nga 0,1% deri ne 0,35% e limitit të përgjegjësisë.

Ky është një produkt i hartuar veçanërisht për:

Përgjegjësi Publike për Hotele dhe Restorante

Përgjegjësi Publike për Karburante

Përgjegjësi Publike për Paisjet nën Presion

Përgjegjësi Publike për Bunkerazh

Përgjegjësi Publike për Agjenci Udhëtimesh

Përgjegjësi Publike për Hidrocentrale etj

Kjo policë sigurimi është hartuar posaçërisht për pronarët, administratorët e hoteleve dhe restoranteve për sigurimin e të gjithë përgjegjësive që rrjedhin prej veprimtarisë se tyre.

Ky sigurim mbulon dëmin fizik që mund t’i shkaktohet ndërtesës dhe përgjegjësinë publike që rrjedh nga ushtrimi i veprimtarisë hoteliere.

Në rastin e hoteleve kemi të bëjmë me një policë komplekse, pasi janë disa rreziqe të cilat teknikisht dhe financiarisht trajtohen në një policë të vetme sigurimi.

Sa kushton?

Tarifat për këtë sigurim varen nga nje numër faktorësh duke përfshirë kufirin e dëmshpërblimit që do të sigurohet. Tarifa mesatare eshte duke filluar nga 0,2% e limitit total te pergjegjesise.

Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale

Kufirin e dëmshpërblimit për çdo shumë ose shuma për të cilat i Siguruari mund të bëhet ligjërisht përgjegjës për të paguar, të cilat rrjedhin nga ndonjë kërkesë për dëmshpërblim bërë për herë të parë ndaj tij gjatë periudhës së përcaktuar si rezultat i drejtpërdrejtë i ndonjë veprimi neglizhues, gabimi ose mosveprimi (kryer ose pretenduar të jetë kryer gjatë periudhës së mbulimit në sigurim sipas kësaj police, në se ka të tillë por pas dates retroaktive) në drejtimin dhe zbatimin e veprimtarive të të Siguruarit ose punonjësve të tij të përcaktuar në Formular;

Ky është një produkt i hartuar veçanërisht për profesione si:

Arkitektët dhe inxhinierët

Noterët

Mjeket

Vlerësuesit e pasurive të paluajtshme

Agjentët e sigurimit dhe këshilltarët e investimeve

Avokatët

Profesionet e reja në të cilat përfshihen: konsulentët e publicitetit, bizneset e teknologjisë së informacionit, media dhe bizneset e telekomunikacionit, terapisë aromatike, refleksikologjistët, konsulentë fitnesi, trajnues privat e të tjerë të këtij lloji.

Sa kushton?

Tarifat për këtë sigurim varen nga një numër faktorësh duke përfshirë kufirin e dëmshperblimit që do të sigurohet, masa dhe qëllimi i biznesit ose praktika dhe shkalla e rrezikut që lidhet me aktivitetet e tij.

Tarifa mesatare e këtij sigurimi është 2% e të ardhurave totale të biznesit që ushtron klienti ose duke filluar nga 0.4% e shumës së siguruar.

Sigurimi i Përgjegjësisë Punëdhënësit

Punëdhënësi mund të detyrohet të kompensojë punonjësin e dëmtuar ose trashëgimtarët e tij në rast vdekje, për një lëndim aksidental që shkaktohet në orar të punës.

Sa kushton?

Tarifat për këtë sigurim variojnë duke filluar nga 0,25% – 0,35% e shumës totale të pagave gjatë një viti.

Sigurimi 10 vjeçar i Përgjegjësisë së Ndërtuesit (10 year Builder Liability Insurance)

Për Kompanitë me aktivitet në fushën e ndërtimeve, Ligji përcakton 2 siguracione të detyrueshme sipas 2 VKM-ve për Përgjegjësinë e Ndërtuesit:

VKM 693, date 02.10.2019, kur behet kolaudimi i pallatit që të nxirret certifikata e përdorimit ose në rast rikonstruksioni / shtesë të një objekti ekzistues dhe dokumentacioni që duhet:

Vlera e situacionit përfundimtar

Raporti tekniko – ekonomik ose Lejet e ndertimit

Fotografi të objektit

VKM 650, datë 02.10.2019 kur bëhet transferimi / kalimi i pronësisë nga ndërtuesi te blerësi përfundimtar, dokumentacioni që duhet:

Kontrata e shitjes te noteri

Fotografi të objektit

LEXO EDHE: 23 vjet SIGAL, 23 vjet histori suksesi

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat