14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKonfirmohet varianti i ri i Covid në Shqipëri

Konfirmohet varianti i ri i Covid në Shqipëri

ISHP tha këtë të martë se varianti i ri i Omicron BA.2 është konfirmuar në vendin tonë. Në një deklaratë për mediat, Artan Simaku tha se ky variant është gjetur në disa rrethe të vendit, megjithatë shprehet se varianti i parë Omicron është aktualisht ai që është dominues.

Varianti i ri, duke qenë më infektues pritet që të bëhet dominues në javët në vijim.

Sipas ekspertëve vaksinimi është mbrojtja më e mirë për të mbrojtur nga të gjitha variantet e Covid-19.

“Instituti Shëndetit Publik informon qytetarët se në vendin tonë është konfirmuar prezencë në qarkullim e varianteve BA1 i Omikron dhe të BA2. Nga laboratori i referencës në Gjermani, jemi informuar me prurjen e përgjigjeve të mostrave të dërguara për sekuencim, ku nga totali i 556 mostrave ka rezultuar se sundon varianti BA1 i Omikron, por kemi edhe prezencë në qarkullim dhe të BA2. Gjithashtu në një % shumë të ulët dhe qarkullim të variantit delta.

Sipas të dhënave rezulton prezenca si më poshtë: 86%(476) janë mostra BA1, 8.3%(46) janë mostra BA2, 3% (18) janë mostra delta. Shpërndarja e rasteve BA2 është më e lartë në komunitet krahasuar me rastet spitalore. Siç ka ndodhur dhe në vendet e tjera ka gjasa që ky variant të kalojë në një variant dominues kundrejt varianteve të tjera për shkak të trasmetueshmërisë së lartë.

Instituti Shëndetit Publik, ju bën apel të gjithë qytetarëve të vaksinohen ndaj COVID-19 pranë qendrave shëndetësore ose pikave të përqendruara të vaksinimit. Për mbrojtjen e shëndetit është i rëndësishëm vaksinimi me të treja dozat e vaksinës antiCOVID”.

LEXO EDHE: Gjithçka duhet të dini rreth shërbimit “TeleShëndet”, risia e SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat