17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAustralia përfshihet nga përmbytje të mëdha. Po Shqipëria sa e rrezikuar është?

Australia përfshihet nga përmbytje të mëdha. Po Shqipëria sa e rrezikuar është?

Shirat e dendur goditën bregun lindor të Australisë duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë.

Në qytetin verior të Uellsit të Ri Jugor , Lismore, ndër më të prekurit nga përmbytjet rekord në fillim të Marsit, nivelet e ujit tejkaluan lartësinë prej 10.65 metrash. Lismore, shtëpia e gati 30,000 njerëzve, përmbytet për herë të dytë brenda këtij muaji.

Më shumë se 4600 persona nga ekipet e kërkim shpëtimit janë vendosur në dispozicion për të evakuuar njerëzit. Një burrë rreth të 40-tave u gjet i vdekur në pjesën jugore të Queensland pasi kishte mbetur i bllokuar në makinë.

Mijëra persona janë larguar pasi shtëpitë e tyre u përmbytën nga rrjedha e fuqishme e ujit. Rreshjet e shiut përfshinë gjithashtu edhe qytetin bregdetar Bajron Bay duke shkaktuar dëme të mëdha në dyqane dhe prona. Rreth 300 milimetra shi janë regjistruar në rrethin e Bayron Bay në 24 orët e fundit.

Gjatë këtij muaji, Australia është prekur nga fenomeni La Nina i cili shoqërohet me rreshje të mëdha shiu, lagështi dhe stuhi. Sydney ka regjistruar tashmë 537 mm shi deri më tani këtë muaj që sipas meterologëve është një sasi rekord përgjatë këtij muaji.

LEXO EDHENdryshimet klimatike/ Rreziqet që i kanosen Shqipërisë gjatë vitit 2022, masat që duhen marrë

Gjatë tre dekadave, përmbytjet kanë shkaktuar 2.3 miliardë $ dëme në Shqipëri

Ndryshimet klimatike nuk do të lenë pas mesa duket as Shqipërinë.

Në një studim teknik, Banka Botërore vërejti se rritja e temperaturave do të shtojë më tej ngjarjet ekstreme, me përmbytje dhe me thatësira.

Sipas Bankës, pothuajse 4,000 ngjarje fatkeqësish kanë ndodhur midis vitit 1852 dhe 2013.

Gjatë periudhës 1990-2014, përmbytjet shkaktuan humbje të mëdha ekonomike, pasuar nga rrëshqitje të dheut. Rreziqet nga përmbytjet ndodhin mesatarisht një herë në çdo gjashtë vjet.

Gjatë 33 viteve të fundit, humbja ekonomike e shkaktuar nga përmbytjet vlerësohet në 2.3 miliardë dollarë”, përllogarit Banka Botërore.

Zona bregdetare, e cila kontribuon me 65% të tokës totale të kultivuar, 60% e pemëve frutore, 90% e serave të saj, është identifikuar si më të rrezikuara në vend.

Ultësira Perëndimore përveçse goditet nga përmbytjet që vijnë nga lumenjtë po gërryhet edhe nga valët e stuhisë detare.

Studimi thekson Shqipëria është mjaft e ekspozuar ndaj rreziqeve klimatike në krahasim me vendet e tjera europiane dhe vendet aziatike.

Ndryshimet klimatike sugjerojnë, se do të ketë një zgjatje të sezonit me temperatura të larta me 22 ditë në veri dhe 37 ditë në jug në vitet 2100 krahasuar me situatën në vitet 1990.

LEXO EDHE: 10 mln $ Garanci Sovrane për bujqësinë, Shoqata e Fermerëve: Të përdorej për sigurimin e serave

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat