Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Elbasan në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”.
Një shofer 29 vjeçar i një autobusi si pasojë e lagështirës në rrugë ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën metalike.
Policia ka njoftuar se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme të lehta materiale.
Më 1 Shkurt, pothuajse në të njëjtin vend, ndodhi një tragjedi, kur një familje që udhëtonte në drejtim të Korçës u përplas me një mjet tjetër, doli nga rruga dhe u përmbys në rrugë. Për pasojë gjetën vdekjen 3 persona.
Lexo edhe: Aksidenti me 3 viktima në Librazhd, ja çfarë thotë ekspertiza paraprake