Ambasada Italiane ka bërë të ditur se qeveria italiane ka vendosur të shtyjë kufizimet për hyrjen e shtetasve shqiptarë deri në datën 31 mars 2022, sipas urdhëresës së ministrisë italiane të Shëndetësisë.
Shtetasit shqiptarë të cilët udhëtojnë nga Shqipëria në Itali, u mundësohet hyrja nëse gëzojnë statusin e rezidencës.
Qytetarët shqiptarë që nuk janë rezident në Itali, mund të udhëtojnë drejt territorit italian vetëm për:
– nevoja pune;
– rrethana urgjence;
– motive shëndetësore;
– motive studimi;
– kthim në vendbanim, banesë apo rezidencë të vetën, ose të personave, edhe jo bashkëjetues, me të cilët ka një marrëdhënie afektive të provuar e të qëndrueshme.
Udhëtari duhet të zbatojë:
detyrimin e kryerjes dhe pajisjes gjatë udhëtimit me një test (tampon) molekular ose antigjenik negativ për Covid-19, i cili duhet kryer brenda 72 orëve para hyrjes në Itali;
detyrimin e vetëkarantinimit 10 ditor sapo të ketë hyrë në Itali;
detyrimin e kryerjes së një tamponi tjetër në përfundim të periudhës 10 ditore;
detyrimin të plotësojnë një formular specifik të lokalizimit në format dixhital, përpara se të hyjnë në territorin italian
Lexo edhe: Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim, ne kujdesemi për ju edhe përtej kufijve të Shqipërisë