Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në vendin e quajtur “rezervuari Përrenjas” përgjatë aksit të rrugës kombëtare Librazhd-Qafë Thanë.
Në aksident janë përfshirë një automjet furgon i Drejtorisë së Burgjeve me personelin e IEVP të Pojskës së Pogradecit me targë AB968 MC me drejtues shtetasin Avni Seci dhe një kamion me targa malazeze.
Drejtuesi i furgonit ka marrë disa lëndime dhe është transportuar me urgjencë për në spital ku ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Automjeti i burgut u përplas me një kamion me targë DG AZ 827 dhe rimorkio DG228 AA me drejtues Nenad Pejovic.
Kamioni me targa të Malit të Zi për të evituar përplasjen ka devijuar drejtim dhe ka dalë jashtë rruge.
LEXO EDHE: Luhatjet e motit nuk të cënojnë qetësinë në timon kur ke “KASKO” dhe “AutoSOS”