9.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRreziku nga fatkeqësitë natyrore dhe jo vetëm/ Maroku studion mundësinë e sigurimit...

Rreziku nga fatkeqësitë natyrore dhe jo vetëm/ Maroku studion mundësinë e sigurimit të detyrueshëm për banesat

Autoriteti Mbikëqyrës i Sigurimeve në Marok po studion futjen e sigurimit të detyrueshëm të banesave në vend.

 

Qëllimi, sipas autoritetit, është mbrojtja e qytetarëve nga fatkeqësitë dhe forcimi i stabilitetit të sektorit të pasurive të paluajtshme.

 

Sipas mediave lokale, pas studimit të fizibilitetit, autoritetet mund të hartojnë një udhërrëfyes të detajuar për zbatimin e skemës së propozuar.

 

Pavarësisht përparimeve, sigurimi i banesave mbetet shumë i kufizuar dhe i fokusuar kryesisht në pronat e kredituara nga bankat, raporton gazeta, Morning. Kjo dobësi u theksua gjatë tërmetit të Al Haouz, me magnitudë 6.8, i ndodhur më 8 shtator 2023.

 

LEXO EDHESigurimi i Pronës nga fatkeqësitë natyrore, të përballosh çdo sfidë me qetësi

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat