-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Nuk ka shpëtuar asnjë plaçkë"/ Bilanci pas përmbytjeve në Vlorë, dëme të...

“Nuk ka shpëtuar asnjë plaçkë”/ Bilanci pas përmbytjeve në Vlorë, dëme të konsiderueshme në banesa dhe biznese

Dhjetëra banesa, biznese dhe automjete të dëmtuara.

 

Kjo është ajo çka lanë pas përmbytjet e pazakonta që përfshinë Vlorën të premten e 4 tetorit.

 

Situata po shkon drejt përmirësimit pasi uji është tërhequr dhe tashmë të gjithë kanë nisur të bëjnë vlerësimin e dëmeve.

 

Të gjitha rrugët janë të kalueshme nga mjetet dhe këmbësorët, ndërsa po vijon puna për pastrimin e disa akseve nga inertet dhe heqjen e ujit nga garazhet nëntokësore të disa pallateve.

 

Kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha thotë se në terren kanë dalë grupe që po bëjnë përllogaritjen e dëmeve që prekën mbi 63 shtëpi, 4 shkolla dhe shumë biznese.

 

Ka problematika. Të gjithë ekipet janë në terren, kemi organizuar dhe grupe të veçanta që të ju shkojmë banorëve që janë prekur apo kanë pasur dëme në banesat e tyre.”

 

Lagjia Karabash është ndër më të prekurat nga përmbytjet dhe disa shtëpi sipas banorëve janë të pabanueshme.

 

Nuk ka shpëtuar asnjë plaçkë, përveç një televizori që ishte mbi komodinë. Përmbytemi dhe kjo nuk është hera e parë.”

 

Mbi 10 mijë Euro sepse janë fustane nusërie, çdo gjë është shkatëruar totalisht.”

 

Reshjet e dendura të shiut përmbytën edhe bibliotekën publike “Shefqet Musarai”, si dhe kishën Ortodokse.

Kati i parë i sektorit të librave për fëmijë është komplet i shkatërruar. Megjithatë, kanë shpëtuar shumë.”

 

Rreth 55 banorë u evakuuan nga banesat e përmbytura nga uji dhe po qëndrojnë në konviktin e universitetit të Vlorës.

 

LEXO EDHEVlora bën bilancin e dëmeve nga përmbytjet/ Këshilla e profesorit: Më mirë një drekë më pak në Nartë në vit dhe një Sigurim Prone

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat