Ka pasur të paktën 24 milionë raste gripi, 260,000 shtrime në spital dhe 16,000 vdekje nga gripi deri më tani këtë sezon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të dhënat vijnë nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Aktiviteti i gripit sezonal mbetet një problem në nivel kombëtar, me rritje në disa pjesë të vendit, thonë autoritetet shëndetësore. Gati 11,000 pacientë u pranuan në spitale me grip në javën e fundit.
8 fëmijë ndërruan jetë për shkak të gripit gjatë javës së fundit që përfundoi më 10 shkurt, duke e çuar totalin e sezonit në 82 vdekje pediatrike.
CDC rekomandon që të gjithë fëmijët 6 muajsh e lart të marrin një vaksinë të gripit për sa kohë që viruset e gripit po përhapen.
LEXO EDHE: Gripi, kurba e rasteve rritet sërish/ Arrin kulmin në javën e dytë të shkurtit