14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetHenk “paralizon” Britaninë/ Dëme të mëdha, rrugë të mbyllura dhe qindra paralajmërime...

Henk “paralizon” Britaninë/ Dëme të mëdha, rrugë të mbyllura dhe qindra paralajmërime për përmbytje

Mbretëria e Bashkuar aktualisht po përballet me probleme të mëdha pas kalimit të stuhisë Henk me qindra paralajmërime për përmbytje, mbyllje rrugësh, anulime trenash dhe mijëra familje pa energji.

Goditjet më të forta të erës u regjistruan të martën pasdite në Isle of Wight, në jug të Anglisë, ku shpejtësia e erës arriti në 150 kilometra në orë.

Ndërkohë, shërbimet e urgjencës thanë se një burrë humbi jetën në Gloucestershire pasi një pemë ra mbi makinën e tij.

LEXO EDHE: Nga sigurimet më të nevojshme tek pensioni privat/ Si ta nisim vitin me “këmbën e mbarë”

Më shumë se 300 paralajmërime për përmbytje ishin në fuqi në Angli dhe Uells që nga mëngjesi i sotëm.

Sipas Shoqatës së Rrjeteve të Energjisë, e cila mbledh të dhëna nga të gjithë ofruesit e energjisë elektrike, rreth 10,000 klientë janë ende pa energji elektrike.

Autostrada Kombëtare, e cila menaxhon autostradat, ka njoftuar se disa rrugë kryesore do të mbyllen për shkak të përmbytjeve.

Meqë gjatë ditës priten reshje të tjera shiu në shumë zona, rrugët pritet të qëndrojnë të mbyllura për disa orë”, thuhet në njoftim.

Disa kompani hekurudhore kanë paralajmëruar se këtë të mërkurë do të ketë probleme në qarkullim.

“Për shkak të erërave të forta, pemët që kanë rënë në shina kanë shkaktuar dëme ose vonesa në trena në shumë pjesë të rrjetit tonë,” njoftoi mëngjesin e sotëm South Western Railway, e cila vendosi të pezullojë shërbimet e trenave “për disa orë në mënyrë që të garantojë sigurinë” e pasagjerëve dhe punëtorëve.

Britania e Madhe, veçanërisht Skocia dhe Anglia veriore, tashmë është goditur në fund të dhjetorit nga stuhia Gerrit.

Ndërkohë trupat e pajetë të tre burrave u gjetën të bllokuar në një automjet që u gjet në një lumë në Anglinë veriore.

LEXO EDHE: Ndryshimet klimatike/ Sigurimi nga katastrofat natyrore, varka e vetme e shpëtimit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat