0.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Ethet” e Europianit/ "Fluturojnë" biletat nga Shqipëria drejt qyteteve gjermane në qershor-korrik

“Ethet” e Europianit/ “Fluturojnë” biletat nga Shqipëria drejt qyteteve gjermane në qershor-korrik

Kombëtarja shqiptare është pjesë e finaleve të Euro 2024, që zhvillohet në Gjermani, duke shënuar një tjetër arritje historike.

Dhe tashmë interesi për të ndjekur Kombëtaren por dhe ndeshjet e tjera të Europianit natyrshëm që është i madh, por kostoja duket se do të jetë e lartë.

Udhëtimi drejt qyteteve gjermane duket tepër i shtrenjtë, ku vetëm vajtja kushton mbi 300 euro dhe kthimi rreth 200 euro, me një total prej 500 euro në dy drejtime.

Shtrenjtimi i biletave duket se është i lidhur me kërkesën e lartë për të udhëtuar drejt Gjermanisë për ndeshjet e Europianit, pasi është specifik vetëm për qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet apo ato afër tyre.

Për shembull, në të njëjtën periudhë, biletat drejt Italisë janë shumë më lirë, vajtje-ardhje mund të gjenden edhe me 50 euro.

Por për të shkuar në Dortmund në datën 14 qershor, një ditë përpara se të zhvillohet ndeshja e parë në grup, Shqipëri-Itali, bileta në vajtje kushton 309 euro dhe për kthimin në datën 16 është 254 euro. Në total bileta kushton mbi 500 euro.

Në të njëjtat data, për të shkuar në Milano, p.sh., bileta vajtje kushtojnë nga 30 euro dhe në kthim gjen edhe me 24 euro.

Dortmundi mbetet i shtrenjtë gjatë gjithë qershorit, ndonëse pak më i lirë se në ditën e ndeshjes, por sërish çmimet nuk zbresin nën 300 euro vajtje-ardhje.

LEXO EDHE: Shorti i “Euro 2024″/ Shqipëria mëson kundërshtarët! Datat dhe stadiumet e dueleve

Në 18 qershor, Kombëtarja ka ndeshjen e dytë të fazës së grupeve me Kroacinë, që do të zhvillohet në Hamburg. Vajtja në 17 qershor kushton 255 euro dhe kthimi në 19 qershor është rreth 190 euro.

Ndërsa në 30 qershor, p.sh. vajtja për në Hamburg kushton 550 euro.

Vitet e fundit, biletat e avionëve janë ulur ndjeshëm si rrjedhojë e hyrjes së operatorëve low cost, por për pikun e sezonit si në gusht apo në dhjetor, biletat gjithmonë kërcejnë, duke arritur rekordin për ndeshjet e Europianit.

Aktorët e tregut pohojnë se një nga arsyet e rritjes së çmimeve lidhet edhe me faktin se agjencitë e udhëtimeve kanë parablerë shumë bileta për periudhën e kampionatit, duke i paraprirë kërkesës së lartë që do të ketë gjatë muajit të Euro 2024.

LEXO EDHE: FOTO/ Euro 2024, ja ku do të qëndrojë Kombëtarja në Gjermani

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat