Një stuhi e fortë ka goditur Rusinë jugore dhe Krimenë, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.
Moti i keq, të cilin mediat ruse e kanë quajtur ”stuhia e shekullit” dhe “megastuhi”, ka nisur ditën e djeshme.

Në rajonin e Krasnodarit, ku ndodhet Soçi dhe Anapa, të cilat shumë rusë i preferojnë për pushimet e tyre, qindra pemë, si dhe struktura të shumta metalike në plazhe janë shkatërruar si pasojë e erërave të forta.
Në Vitiazevë, afër Anapës, stuhia përmbysi një anije të madhe mallrash me flamur Belizean, Blue Shark, sipas të njëjtit burim. Në Soçi moti i keq shkaktoi probleme në qarkullimin hekurudhor për shkak të rënies së pemëve në shinat hekurudhore.
LEXO EDHE: Kaos në Turqi, përmbytje të mëdha në Stamboll e Izmir/ Ndryshimet klimatike dhe nevoja për sigurime
Në Krime, janë përmbytur autostradat, me makinat që ishin mbuluar nga uji.
LEXO EDHE: Ndryshimet klimatike/ Sigurimi nga katastrofat natyrore, varka e vetme e shpëtimit
Portal informativ mbi ngjarjet e sigurimit në Shqipëri, rajon, dhe botë.
Na Kontakto: [email protected]
© Sigurime.online | Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.