14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetQindra banesa të djegura në një vit në Tiranë, Ponari: Siguracioni, mbrojtje...

Qindra banesa të djegura në një vit në Tiranë, Ponari: Siguracioni, mbrojtje e gjithëanshme për çdo familje

Sigurimin e pronës nga tërmeti, zjarret por dhe dëmtime të tjera në pronë i konsiderojnë të rëndësishme, por shumica e qytetarëve teksa i pyesim shprehen se ende nuk i kanë të siguruara banesat apo edhe apartamentet e tyre ku jetojnë.

Ngjarje të rënda si përfshirja nga flakët e një pallati në Tiranë, i ndërgjegjëson një pjesë të shkojnë të sigurojnë pronën e tyre.

LEXO EDHE: VIDEO/ Ja çfarë ka mbetur pas zjarrit në pallatin 10-katësh në Tiranë

Do shkoj ta siguroj se është e rrezikshme kur i dëgjon”, thotë një qytetar i intervistuar.

Të dhënat e fundit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se primet për sigurimin e pronës nga zjarri dhe forcat e natyrës, në 8 muajtë e parë të vitit u rritën me 2.56% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por sipas aktorëve të tregut, shqiptarët sigurohen vetëm nëse i detyrojnë bankat apo policat e sigurimit për blerje të ndryshme.

Në një intervistë për A2 CNN, Drejtori i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group Austria z.Avni Ponari u shpreh pavarësisht se vetëm në Tiranë gjatë një viti ka patur mbi 700 banesa të djegura, ndërgjegjësimi për Sigurimin e Pronës është ende në nivel të ulta.

Avni Ponari:Vetëm në Tiranë për 2022-2023 ka mbi 700 apartamente të djegura pra ngjarje nga më të ndryshme. Por vullnetarisht të siguruar ka pak. Fakti që vetëm 3-4% ose 4% ka sigurim shëndeti, që është gjëja më e shtrenjtë, tregon sa larg jemi ne.”

Për një apartament  me vlerë 50 mijë euro, polica e sigurimit kushton 5,000 lekë në vit ose thënë ndryshe sa 0.1% e vlerës së apartamentit.

Avni Ponari: “Me 50 mijë lekë të vjetra mund të mbrosh apartamenti nga zjarri por dhe nga tërmetii, dhe ëhstë një mbrojtje e gjithanshme për çdo familje”.

Sigurimi nga zjarri apo dëme të tjera në prona deri në muajin korrik arriti deri në 15 miliardë lekë ose  20.5% më shumë se një vit.

Ky sigurim përfshin sigurimin nga zjarret e rëna pë shkak të energjisë elektrike, shpërthimeve nga gazi, rrufeja, rënia e avionëve apo dhe zjarri i ardhur nga fqinji.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat