14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSponsor i ri, nisje e mbarë/ Vllaznia fiton bindshëm ndeshjen e parë...

Sponsor i ri, nisje e mbarë/ Vllaznia fiton bindshëm ndeshjen e parë të kampionatit

Vllaznia e ka nisur me “këmbën e mbarë” Superligën.

Në “Loro Boriçi”, në ndeshjen debutuese këtë fundjavë, kuqeblutë mposhtën Kukësin me rezultatin 3-1.

Serinë e golave e hapi Stojanovic që kaloi në avantazh Vllazninë pas 17 minutave lojë. Epërsia zgjati vetëm 7 minuta pasi La Torre barazoi shifrat. 5 minuta më vonë Vllaznia fiton një penallti, të cilin Bekim Balaj e shndërron në gol, duke kaluar sërish në avantazh vendasit.

Me këto shifra u mbyll pjesa e parë e takimit. Menjëherë sapo nisë fraksioni i dytë i ndeshjes, Laurit Boshnjaku shënoi golin e 3-të për Vllazninë, duke vrarë praktikisht ndeshjen me avantazhin e dyfishtë.

Pavarësisht reagimit të skuadrës verilindore, nuk pati më ndryshime të rezultatit me Vllazninë që merr 3 pikë dhe kap Skënderbeun në krye të klasifikimit.

Ky ishte edhe debutimi i Vllaznisë me logon e sponsorit të ri në fanellë, SIGAL UNIQA Group Austria.

Kompania më e madhe e sigurimeve duket se është fatsjellëse për sportin, siç ndodh aktualisht me SIGAL Prishtinën apo ka ndodhur për vite me rradhë me Valbonën në basketboll.

LEXO EDHE: “Një nga partnerët tanë më besnikë”/ SIGAL UNIQA vlerësohet nga Federata Shqiptare e Futbollit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat