3.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMot i çmendur/ Stuhia dhe tërmeti godasin Kaliforninë, shpërthejnë zjarre nga SHBA...

Mot i çmendur/ Stuhia dhe tërmeti godasin Kaliforninë, shpërthejnë zjarre nga SHBA në Europë

Kalifornia është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.1 i shkallës rihter. Lëkundjet sizmike kanë ndodhur në të njëjtën kohë gjatë kalimit të stuhisë “Hilary” në shtetin amerikan.

Për momentin nuk raportohet për të lënduar apo viktima, por vetëm disa dëme të vogla materiale.

Sipas shërbimit gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, epiqendra e tërmetit ishte mes Santa Barbara dhe Venturës. Aviacioni dhe autoritetet në Kaliforni kanë kontrolluar digat në liqenin Casitas dhe Matillija dhe atë në qytetin Ojai.

Ndërkohë, stuhia tropikale “Hilary” i është afruar qytetit Los Angeles me erëra që shkojnë mbi 70 kilometra në orë.

Stuhia Hilary u përplas me furi në gadishullin e Baja California të Meksikës, duke u bërë shkas për përmbytje vdekjeprurëse të dielën.

Stuhia vazhdoi të lëvizte drejt pjesës jugore të Kalifornisë, ku mbushi rrugët me ujë e rrëzoi pemë. Autoritetet druhen se përmbytjet mund të prekin edhe pjesë të tjera të vendit, deri në zona veriore si Ajdaho.

 

Sipas parashikuesve të motit, kjo është hera e parë në 84 vjet që Kalifornia Jugore goditet nga një stuhi tropikale. Veç vërshimit të ujërave, “Hilary” solli edhe rrëshqitje dheu, erëra të forta, ndërprerje të energjisë dhe rrezik për tornado.

Në disa rajone malore, ranë më shumë se 15 centimetra shi, duke iu afruar shifrave vjetore të reshjeve në zonat me shkretëtirë. Shërbimi Kombëtar i Motit në Los Anxhelos paralajmëroi për rrezik të konsiderueshëm nga përmbytjet në verilindje të qytetit.

Pjesë të tjera të SHBA-së ndërkohë përballen me një të nxehtë përvëlues e zjarre shkatërrimtare.

185 struktura, shumica e të cilave objekte banimi u shkrumbuan prej tyre në shtetin lindor amerikan të Uashingtonit.

Në Kanada, po ashtu mijëra banorë të British Columbia u urdhëruan të evakuohen gjatë fundjavës ndërsa për zonën u shpall gjendja e jashtëzakonshme.

Zjarret po vazhdojnë të djegin toka e të rrezikojnë jetë njerëzish edhe në Europë. Flakët ndriçuan qiellin e ishullit spanjoll, Tenerife në orët e para të së dielës, ndërsa një zjarr i egër që shpërtheu në veri të ishullit mbeti jashtë kontrollit.

Zjarre të fuqishme janë aktive edhe në Greqi.

LEXO EDHE: Greqia sërish në flakë, një viktimë afër Athinës

Shkencëtarët vazhdojnë të insistojnë se ndryshimi i klimës ka çuar në ngjarje më të shpeshta dhe më të fuqishme të motit ekstrem.

Shkencëtarët vazhdojnë të insistojnë se ndryshimet klimatike kanë çuar në ngjarje më të shpeshta dhe më të fuqishme të motit ekstrem.

LEXO EDHE: Nga SHBA në Europë, bota po vuan pasojat e ndryshimeve klimatike/ Si të mbrojmë banesën, biznesin dhe makinën tonë

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat