Drejtuesi i një motori mbeti i plagosur këtë të enjte, në një tjetër aksident të ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Bulgarec.
Në rrethana ende të paqarta, drejtuesi i motorit, i identifikuar si Sokrat Shkëmbi nga fshati Biranj, rreth 60 vjeç, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas barrierat anësore të rrugës.
Ai mori dëmtime të rënda dhe u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Korçës por pa mundur ti mbijetojë plagëve të marra.
Gjatë orëve të mëngjesit, në afërsi të fshatit Gurishtë një makinë përfundoi jashtë rruge pasi shoferi humbi kontrollin. Ai mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua drejt Traumës në Tiranë.
Vetëm pak orë më pas, në afërsi të kryqëzimit të Maliqit, një këmbësor mbeti po ashtu i plagosur rëndë pasi u përplas nga një makinë.