17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetJo vetëm në Shqipëri - SIGAL UNIQA, lidere e sigurimeve edhe në...

Jo vetëm në Shqipëri – SIGAL UNIQA, lidere e sigurimeve edhe në Kosovë/ Më e besuara dhe ajo që dëmshpërblen më shumë

Jo vetëm në Shqipëri. SIGAL UNIQA Group Austria kryeson tregun e sigurimeve edhe në Kosovë.

Sipas raportit të publikuar nga Banka Qëndrore e Kosovës për vitin 2022, në sigurimet e Jo-Jetës, SIGAL UNIQA Group Austria kryeson tregun duke zënë 13% të totalit të tij nga 12 kompani që operojnë në treg.

TREGU – SIGURIMET E JO-JETËS

Edhe sa i përket dëmeve të paguara në sigurimet e Jo-Jetës, SIGAL UNIQA Kosovë rënditet e para me mbi 7.8 milionë Euro të paguara tek klientët e saj dhe me një rritje prej rreth 1.2 milionë (6,639,264) krahasuar me vitin 2021.

DËMET – SIGURIMET E JO-JETËS

Edhe në Sigurimet Motorike, SIGAL UNIQA Kosovë rënditet e para në treg, duke zënë mbi 12% të tij dhe me prime të shkruara prej mbi 10,1 milionë Eurosh, duke regjistruar kështu një rritje prej rreth 1.2 milion Eurosh (8,961,210) krahasuar me vitin 2021.

SIGURIMI MOTORIK 

Edhe në Sigurimin nga Zjarri, Forcat e Natyrës dhe dëmtimet e tjera në pronë, SIGAL UNIQA Group Austria Kosovë rënditet kompania më e besuar nga qytetarët dhe ajo që paguan më shumë dëme.

Me 30% të tregut, SIGAL UNIQA le pas 11 kompanitë e tjera që operojnë në Kosovë.

TREGU – SIGURIMET E PRONËS 

Edhe në dëmet e paguara në Sigurimet e Pronës gjatë vitit 2022, SIGAL UNIQA Kosovë rënditet kompania numër 1.

DËMET – SIGURIMET E PRONËS 

Sa i përket produktit “Aksidente dhe Shëndet”, SIGAL UNIQA Kosovë ka një rritje krahasuar me vitin 2021. (Nga 2,94 milionë Euro në 3,67 milionë euro për vitin 2022)
Edhe sa i përket dëmeve të paguara, SIGAL UNIQA Kosovë ka shënuar rritje në pagesa duke dëmshpërblyer rreth 2 milionë Euro tek klientët e saj. Ndërsa një vit më parë paguante 1,8 milionë Euro.
Edhe në Sigurimet e Jetës, SIGAL Kosova LIFE ka regjistruar një performancë të mirë duke u rritur nga 4,85 milionë Euro në vitin 2021 në rreth 6,4 milionë Euro gjatë vitit 2022.

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA Kosova u krijua në vitin 2003 duke shënuar zbatimin e strategjisë për ndërkombëtarizimin e SIGAL sh.a (themeluar në vitin 1999 në Tiranë) përmes blerjes së një shoqërie ekzistuese sigurimi.

SIGAL UNIQA Kosovë ka shtrirë shërbimin e saj si për nga numri i produkteve që ofron ashtu edhe gjeografikisht përmes dhjetra degëve dhe agjencive të veta në Deçan, Dragash, Elezit, Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Kamenicë, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mitrovicë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Shtërpcë, Shtime, Skenderaj, Suharekë, Viti, Vushtrri, Xërxë.

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, Jetojmë më mirë së bashku
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat