14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShoferi harron të ngrejë frenat e dorës, furgoni i pasagjerëve në Lezhë...

Shoferi harron të ngrejë frenat e dorës, furgoni i pasagjerëve në Lezhë bie në përrua

Një furgon pasagjerësh ka rënë në përroin e Manatisë në Lezhë, po fatmirësisht nuk raportohen për persona të plagosur.

Ngjarja është regjistruar pranë tregut të Lezhës dhe dyshohet se drejtuesi i automjetit ka harruar të vendosë mjetin në frena, i cili me pas ka rrëshqitur duke rënë në ujë.

Njoftim i Policisë:

“Lezhë/Informacion paraprak

Në vendin e quajtur “Ura e Cenit”, tek stacioni i furgonave, shtetasi D. N., pasi ka parkuar automjetin furgon, është larguar pa e siguruar atë.

Për shkak të terrenit të pjerrët dhe tokës së rrëshqitshme nga shirat, automjeti ka rënë në kanalin pranë stacionit.

Në momentin e rënies, në automjet nuk ka patur asnjë shtetas. Furgoni është nxjerrë nga kanali dhe si pasojë e rrëshqitjes, i janë shkaktuar vetëm dëme materiale”.

LEXI EDHE: Sigurimi i Përgjegjësisë për palët e treta/ Çfarë duhet të dimë si drejtues automjetesh…

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat