15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPritet përkeqësim i motit, pezullohen lundrimet drejt Italisë

Pritet përkeqësim i motit, pezullohen lundrimet drejt Italisë

Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar se udhëtimet e planifikuara këtë të premte nga Durrësi drejt Barit dhe Ankonës nuk do të kryhen, për shkak të kushteve të rënduara atmosferike.

Gjithashtu bëhet me dije se edhe udhëtimi i planifikuar për ditën e nesërme drejt Ankonas, nuk do kryhet pasi moti i keq do të vijojë gjatë gjithë fundjavës.

Në lidhje me udhëtimet gjatë ditëve në vijim Autoriteti Portual informon qytetarët se do të ketë një njoftim të dyte.

NJOFTIMI I AUTORITETIT PORTUAL

Referuar parashikimeve për kushtet e motit në orët në vijim, kompanitë e lundrimeve që operojnë nga Porti i Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas, kanë bërë te ditur se, :

Dy tragetet që kishin planifikuar lundrim mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit, do të anulojnë atë;

Edhe tragetet që operojnë nga Bari në Durrës nuk do të bëjnë nisje mbrëmjen e sotme;

Po ashtu, trageti i linjës Durrës-Ankona, anulon lundrimin e parashikuar për ditën e sotme;

Anulohet po ashtu edhe nisja e tragetit që ishte parashikuar të lundronte ditën e nesërme (dt. 21.01.2023) nga Ankona në drejtim të Porti të Durrësit

Në bazë të të dhënave nga Kapiteneria e Porti të Durrësit, parashikohet se situata hidrometeorologjike për vendin tonë për datat 20-22 Janar 2023 do të jetë e përkeqësuar duke filluar nga pasditja e sotme, dt. 20.01.2023. Era do të jetë me drejtimin Jug-Perëndim në forcën 7bft deri 8bft dhe me shpejtësi mbi 25m/s , lartësia e dallgës do të arrijë deri në 4 metra.

Jemi duke monitoruar me përparësi situatën e krijuar për të garantuar mbarëvajtjen dhe përballimin me sukses të situatës.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat