15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërmbytjet nga moti i keq, evakuohen 22 familje në veri/ Reshjet po...

Përmbytjet nga moti i keq, evakuohen 22 familje në veri/ Reshjet po shkojnë drejt jugut

Situatën nga përmbytjet në disa qytete të vendit për shkak të motit të keq është drejt përmirësimit.

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi foli për gjendjen aktuale duke deklaruar se janë evakuuar 24 familje.

Kanë vazhduar reshjet me një intensitet mesatar në veri të vendit, problematika është ende prezentë edhe pse ¾ e sipërfaqes tashmë është liruar.

Tashmë janë të evakuuara vetëm 24 familje nga 52 gjithsej, 83 persona nga 318 banorë që ishin në fillim. Po monitorojmë situatën edhe në jug, në Lumin Vjosë.

Teksa bëri të ditur sipërfaqet e përmbytura, Peleshi tha se  reshjet po i drejtohen jugut të vendit.

“Kanë mbetur 1305 hektarë të përmbytur. Në Lezhë janë 1300 hektarë të përmbytur, 4 banesa nën ujë. Duket se reshjet po kalojnë në jug, ku pritet të ketë prurje të larta në lumenjtë Drinos dhe Shushicë”

LEXO EDHEShtëpia juaj, prioriteti i SIGAL/ Të sigurosh “folenë familjare” nga zjarri dhe tërmeti për vetëm 5,000 Lekë në vit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat