5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPaketat turistike të nëntorit/ 135 euro për dy ditë në Maqedoninë e...

Paketat turistike të nëntorit/ 135 euro për dy ditë në Maqedoninë e Veriut, 950 euro në Dubai

Për ditën e pavarësisë në Stamboll, apo për festën e çlirimit në Mynih. Destinacionet e preferuara nga shqiptarët për festat e nëntorit shtrihen, sipas jorganit, nga rajoni në Europë dhe së fundmi edhe në Abu Dhabi dhe Dubai.

Paketat që ofrojnë operatorët turistikë variojnë në ofertë, duke nisur nga lloji i transportit, ditët e qëndrimit dhe lehtësitë e përfshira në paketë, që kryesisht konsistojnë në dhomën e hotelit dhe mëngjeset.

Për fundnëntorin, sipas të dhënave të agjencive për A2 CNN, destinacionet më të preferuara nisin me një çmim pakete prej 55 euro për dy ditë në Strugë dhe Ohër, për të vijuar me 3 ditë në Budva dhe Kotor për 119 euro; Milano dhe Romë nga 299 deri në 399 euro; Madrid 365 euro dhe Barcelonë 499 euro për 4 ditë.

Stambolli mbetet një destinacion shumë i zgjedhur me një paketë mesatare 215 euro për 3 ditë.

Ndërsa turet në Abu Dhabi, Dubai, që zgjasin 5 ditë llogariten në 599 euro për person.

Këtyre çmimeve i shtohen edhe shpenzimet për ushqim, argëtim dhe suvenire. Shpenzimet mesatare për një turist shqiptar në vendet europiane përllogariten në rreth 70 euro në ditë, ndërsa në vendet e rajonit, rreth 40 euro në ditë.

Me një llogaritje të tillë arratisja patriotike për festa, varion nga 135 euro për dy ditë me autobus në Maqedoninë e Veriut, deri në 950 euro për një pushim të gjatë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

POR MOS HARRONI!

Kur udhëtoni jashtë Shqipërisë ju duhet të keni edhe siguracionin “Shëndet në Udhëtim” nga SIGAL UNIQA Group Austria.

Me një çmim mesatar prej 4 eurosh për një siguracion “Shëndeti në Udhëtim” në vendet europiane, për dy javë qëndrimi, ju mund të përfitoni mbulim të shpenzimeve në spitalet e shtetit pritës deri në 10 mijë euro.

LEXO EDHE: Rasti i 13-vjeçarit në Turqi/ Me siguracion 4 euro në SIGAL, mbuloi 5500 euro shpenzime spitalore

Sjellja korrekte e kompanisë shërbimi profesional i stafit ndaj klientëve ka bërë që SIGAL UNIQA Group Austria të jetë kompania e sigurimeve lidere edhe sa i përket kësaj klase sigurimi. Fakt ky që vërtetohet edhe nga raporti më i fundit i AMF mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri janar-shtator 2022.

Sipas raportit, SIGAL kryeson tregun duke zënë mbi 69% të tij dhe me një diferencë shumë të madhe me kompanitë e tjera të sigurimit që veprojnë në Shqipëri.

LEXO EDHE: Të udhëtosh i qetë dhe i mbrojtur/ Pse “Shëndeti në Udhëtim” i besohet vetëm SIGAL UNIQA-s

Përveç Siguracionit “Shëndet në Udhëtim”, SIGAL UNIQA Group Austria ofron mundësinë të keni mjekun me vete, 24 orë të ditës, edhe kur jeni jashtë Shqipërisë. Kjo bëhet e mundur falë produktit novativ të kompanisë, shërbimit “TeleShëndet”.

“Shërbimin “TeleShëndet” ju mund ta përdorni edhe gjatë udhëtimit dhe qëndrimit jashtë vendit, mjafton të keni internet dhe mund të komunikoni me mjekun 24 orë në ditë për çdo shqetësim tuajin shëndetësor.

Nuk ka mbaruar ende…

Nëse keni vendosur të udhëtoni me automjetin tuaj, duhet të dini se rrugët e shteteve të tjera përmbajnë jo pak risqe, ndaj çdokush që kalon kufirin shqiptar duhet të ketë në makinë siguracionin “Karton Jeshil”.

Përse duhet të pajisemi me “Karton Jeshil” kur udhëtojmë jashtë?

  1. Pajisja me “Karton Jeshil” është i detyrueshëm për çdo mjet që udhëton jashtë Republikës së Shqipërisë (përjashtuar Kosovën).
  2. Mospajisja e siguracionit “Karton Jeshil” ka penalitete ligjore në varësi të vendit ku udhëtoni.
  3. Mospasurit “Karton Jeshil” është edhe shkak ligjor për refuzim të udhetimit nga policia vendase.
  4. Risku më i madh janë demet që mund ti shkaktohen palëve të treta nga drejtuesi i mjetit. Në pjesën më të madhe të shteteve nuk ka kufi ligjor për vlerën e dëmshpërblimit, por drejtuesi i mjetit duhet të paguajë vlerën e plotë të dëmit që ai shkakton, që mund të arrijë në miliona euro.

Përse “Karton Jeshil” nga SIGAL UNIQA Group Austria?

  1. Nëse pajiseni me një siguracion “Karton Jeshil SIGAL” dhe jeni përfitues në një aksident (një mjet tjeter ju ka shkaktuar deme materiale apo dëme shëndetësore ndaj jush apo pasagjerëve tuaj), atëherë SIGAL ju mbështet me procedurat e dëmshpërblimit me kompaninë përgjegjëse në vendin përkates ku ka ndodhur aksidenti. Kështu ju kurseni kohën dhe paratë tuaja duke mosangazhuar një avokat në vendin e aksidentit.
  2. SIGAL ju ofron mundësinë që të blini sigurimin “Karton Jeshil” online, nga celulari apo laptopi juaj, duke kursyer kohën tuaj
  3. Duke blerë “Karton Jeshil” pranë SIGAL atëherë përfitoni edhe një tjetër bonus: çdo klient që blen pranë SIGAL-it Siguracionin “Karton Jeshil” përfiton FALAS Asistencën Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS”. shërbimi më i ri nga SIGAL që mundëson të keni gjithmonë me vete një mekanik.

Për çdo problem me automjetin tuaj, në rajon dhe në Europë, mjafton një telefonatë dhe në pak minuta “SIGAL UNIQA AutoSOS” u vjen në ndihmë menjëherë.

Kjo është risia më e fundit nga SIGAL UNIQA që vjen për herë të parë në Shqipëri falë bashkëpunimit me “EuropAssistance”, kompania lider në Europë që u shërben rreth 300 milionë klientëve.

LEXO EDHE: Lajm i mirë për qytetarët që udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut, “Karton Jeshil”15-ditor për vetëm 15 euro

Por çfarë shërbimesh ofron “SIGAL UNIQA AutoSOS”?

  1. Call Center në shqip 24 orë të ditës në 7 ditë të javës
  2. Shërbim karroatreci
  3. Riparim në vend
  4. Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti
  5. Parkim
  6. Akomodimi në hotel
  7. Riatdhesim ose vazhdim i udhëtimit drejt destinacionit

LEXO EDHEMë mirë të udhëtosh pa shqetësime/ Rasti i të riut në Greqi, si i erdhi në ndihmë “SIGAL UNIQA Autosos”

SIGAL UNIQA Group Austria, me qëllim përafrimin me kompanitë simotra në botë dhe për t’ua lehtësuar jetën klientëve të saj, ka kontribuar dhe po kontribuon shumë edhe në teknologji dhe platforma të cilat u lejojnë atyre të kenë akses më të lehtë në sigurime.

Nëse doni të pajiseni me siguracionin “Shëndet në Udhëtim” tashmë nuk keni pse paraqiteni në një zyrë SIGAL UNIQA. Hapni tani nga celulari ose laptopi juaj www.sigal.com.al ku ju pret një gamë e madhe produktesh që mund të blihen ONLINE.

Nuk ka rëndësi ku ndodheni, në shtëpi, punë apo bar-kafe. Ju mund të blini në pak minuta çdo siguracion që ju nevojitet.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku…

LEXO EDHE: Profesionalë, novatorë dhe të përgjegjshëm, SIGAL UNIQA mbetet në krye të tregut të sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat